|
ANKARA/ BERNĖ. (05.10.06) Kritikėn
kundėr normės penale anti-raciste ministri Blocher e ushtroi nė
njė simpozium me rastin e 80-vjetorit tė sė drejtės civile
turke nė Ankara. Nė Zvicėr prononcimet e tij u kritikuan
pjesėrisht shumė vrazhdė.
"Ky nen mė shkakton dhimbje stomaku",
tha ministri i drejtėsisė, Christoph Blocher, tė mėrkurėn
para mediave nė Ankara. Ai po kritikonte kėshtu nenin 261 tė
kodit penal, tė ashtuquajturėn normė penale kundėr racizmit.
Blocher-i shprehu keqardhjen se nė Zvicėr nė
bazė tė kėtij neni janė nė zhvillim e sipėr procese penale
kundėr ca turqėve prominentė. Kėshtu psh. nė njėrėn anė
kjo po ndodh me historianin turk, Yusuf Halacoglu, i cili vlen si
njė prijės ideologjik pėr qeverinė turke. Nė anėn tjetėr,
jurisprudenca po heton edhe kundėr shefit tė Partisė
nacionaliste turke tė punės, Dogu Perinēek.
Qė tė dy mohojnė hapur genocidin e ushtruar
kundėr armenėve nga viti 1915 deri mė 1917 nga perandoria e
atėhershme osmane.
Verifikimi i ndryshimit tė normės penale
Ky nen ligjor hyri nė fuqi me 1994, me qėllim qė
tė pengonte mohimin e holokaustit, genocidit ndaj hebrenjve nė
Luftėn e dytė botėrore, tha shefi i Departamentit pėr
drejtėsi dhe polici (EJPD).
Atėbotė askujt s'i ka shkuar mendja se nė bazė
tė kėtij ligji para drejtėsisė zvicerane do tė dilte dhe njė
historian i shquar turk, tha Blocheri, duke iu refereuar lirisė
sė shprehjes.
EJPD ėshtė pėr verifikimin e njė ndryshimi tė
mundshėm tė normės penale anti-raciste. Njė gjė e tillė,
ndėrkaq, duhet aprovuar nga qeveria dhe parlamenti.
Blocher-i po bėhet "qesharak"
Pėr shoqatėn Zvicėr-Armeni, ministri nė Ankara
"i ka shpalosur ēilimin e kuq" mohimit tė genocidit,
thuhet nė njė komunikatė. Blocheri ėshtė bėrė
"qesharak" gjersa dhe Halacoglun e ka karakterizuar si
histiorian "tė shquar". Pos kėsaj, ėshtė diēka e
padėgjuar qė njė ministėr drejtėsie tė shpallė nė botėn e
jashtme se nuk vlen gjė drejtėsia zvicerane.
CVP shfaqet e tronditur
Edhe kryetari i CVP-sė, Christophe Darbellay,
kritikon paraqitjen e Blocher-it para mediave nė Ankara.
"Ėshtė e pazakontė tė shohėsh se si njė ministėr
drejtėsie i SVP-sė vete nė njė vend i cili s'pėrbėn aspak
shembull nė respektimin e tė drejtave njerėzore, dhe pikėrisht
aty shpreh keqardhjen pėr pozitėn e parlamentit zviceran"
thotė ai.
Njė ndryshim i mundshėm i normės penale
anti-raciste pėr CVP nuk vjen nė pyetje. Kjo, sipas saj,
pėrbėn njė mjet efikas kundėr ekstremistėve tė djathtė.
Tentimi i dobėsimit tė kėsaj norme pėrbėn gjithashtu njė
tentim qė holokausti dhe genocidet tjera tė pėrēmohen si
"detaje historike". Kjo gjė ėshtė shokuese.
Edhe FDP-ja kundėr ndryshimit
Edhe pėr shefin e fraksionit tė FDP, Felix
Gutzwiller, njė ndryshim i mundshėm nuk vjen nė shprehje. Kjo
normė pėrbėn njė arritje tė rėndėsishme pėr Zvicrėn
liberale dhe laike. Ky ligj ėshtė gjithsesi akoma i ri dhe pėr
kėtė shkak mund tė paraqiten probleme gjatė zbatimit. Ka pasur
procese, me ē'rast mund tė shtrohej pyetja, nėse ka qenė i
arsyeshėm referimi nė kėtė ligj, tha Gutzwiller duke iu
referuar situatės sė rėndė nė gjetjen e provave.
SP: Gjykatat mbeten tė pavarura
Shefi i fraksionit tė SP, Ursula Wyss, kritikoi
faktin qė ministri i drejtėsisė po ngatėrrohej nė njė proces
gjyqėsor: "Gjykatat zvicerane janė tė pavarura dhe nuk
janė nė shėrbim tė Blocherit".
Gjykatat janė pėr tė intepretuar ligjet dhe jo
pėr tė zbatuar pikėpamjet e anėtarėve tė qeverisė.
Qėndrimi i Blocherit ėshtė "jodemokratik"; ai duhet
t'ia sqarojė vetes ndarjen e pushteteve dhe rolin e tij si
ministėr drejtėsie.
Tė blertit flasin pėr njė skandal
Edhe tė Blertit kanė protestuar kundėr
prononcimeve tė Blocher-it. Me rastin e vizitės sė tij ministri
i drejtėsisė ka lėshuar deklarata skandaloze pėr normėn
penale kundėr racizmit, thuhet nė njė njoftim. Pėr njė
ministėr zviceran drejtėsie ėshtė e papranueshme ajo ēfarė i
ka lejuar vetes Blocher-i nė Turqi. Blocher-i ka kritikuar
normėn penale kundėr racizmit tė aprovuar nga populli dhe
parlamenti, pastaj ėshtė ngatėrruar nė njė proces penal nė
zhvillim e sipėr kundėr dy mohuesve tė genocidit dhe ka vėnė
nė pikėpyetje genocidin kundėr popullit armen.
Pėrkundrazi, presidenti i SVP, Ueli Maurer, as
deshi tė merrte ndonjė qėndrim pėr prononcimet e Blocher-it,
dhe as pėr normėn penale kundėr racizmit.
|