Qeveria vėzhgon sherrin reth gazit

BERNĖ. (04.01.06) Grindja rreth gazit midis Rusisė dhe Ukraniės ka zgjuar edhe tek qeveria federale nevojėn e forcuar pėr informacion.

Enti Federal pėr Furnizimin Ekonomik Nacional angazhoi njė gremium kėshilltarėsh tė pėrbėrė prej ekspertėsh tė industrisė sė gazit pėr tė vėzhguar me kujdes gjendjen nė tregun furnizues. Hė pėr hė, thuhet mė tej, nuk ekziston njė nevojė konkrete pėr ndėrhyrje.

Vetėm 13% e gazit vjen nga Rusia

Pjesėn mė tė madhe tė gazit natyror Zvicra e merr nga Unioni Europian. Sipas Swissgas-it, nga kjo sasi, 45% vjen nga Gjermania. 13% e sasisė qė vjen nga Rusia importohet pėrmes firmės gjermane E.ON Ruhrgas.

Ruhrgas ka marrė si detyrim qė tė sheshojė ndonjė deficit tė mundshėm nė rast tė rėnies sė shkallės sė furnizimeve nga Rusia. Kontratat blerėse afatgjata, veē tjerash, sigurojnė njėfarė stabiliteti, tha njė zėdhėnės i Lidhjes sė Industrisė Zvicerane tė Gazit.

Rreth 40% e gazit u shpėrndahet amvisėrive dhe pėrdoret pėr qėllime tė ngrohjes. 30% tė tjera i merr industria.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme janar 2006 >>>