|
|
|
|
|
Nomadėt kėrkojnė kampe BERNĖ. (02.11.06) Komisioni pėr racizmin dhe fondacioni "E ardhmja e nomadėve tė Zvicrės" kėrkojnė njė plan veprimi kundėr diskriminimit tė nomadėve nė Zvicėr. Ata akuzojnė Kėshillin federal pėr mungesė kurajoje. Diskriminimi i nomadėve po bėhet i dukshėm nė shumė fusha, deklaroi kryetari i Komisionit federal kundėr racizmit (EKR), Georg Kreis, nė Bernė. Mė sė keqi ėshtė gjendja lidhur me banimin. Sigurimi i vendngulimeve dhe vendpėrqendrimeve dėshton pėr faj tė vullnetit tė kantoneve, tė ekzekutivave bashkiakė ose nė referendumet popullore, thotė Kreis. Autoritetet janė shumėfish jofleksibėl kur bėhet fjalė pėr kėrkimin e lokacioneve alternative pėr nomadėt. Me kėtė rast kantonet nė planet e tyre tė shfrytėzimit duhet tė parashikojnė vende tė mjaftueshme, me qėllim qė nomadėt tė mund tė jetojnė ashtu siē e kėrkon tradita e tyre. Kėtė gjė e pati vendosur Gjykata federale nė njė vendim nė mars tė vitit 2003. Kreis kėtu e sheh edhe Kėshillin federal pėrgjegjės. Ai kritikoi per faktin se qeveria po ushtron shumė pak trysni mbi kantonet. Gjendja e nomadėve nė Zvicėr Kėshilli federal nė raportin e tij tė sapopublikuar lidhur me gjendjen e nomadėve nė Zvicėr ka konstatuar nė fakt se mungojnė 29 vendngulime dhe 38 vendpėrqendrime. Ndėrkaq, propozimet pėr pėrmirėsimin e situatės, pėr EKR dhe pėr fondacionin "E ardhmja e nomadėve tė Zvicrės", nuk janė tė mjaftueshme sa duhet. Tani ata nga Kėshilli federal presin njė plan veprimi. Mbi kėtė bazė kantonet duhet tė zhvillojnė krijimin e vendngulimeve dhe vendpėrqendrimeve. Armata duhet tė vėrė nė dispozicion trojet Kryetari i fondacionit, Werber Niederer, kėrkon, pos tjerash, qė nė ēdo kanton tė vihen nė dispozicion nga rezervat e armatės sė paku nga dy troje pėr vendqėndrimet e nomadėve. Pos tjerash, pėr ēfarėdo arsyeje publike, stacionimi duhet bėrė i mundur tė jetė legal pėr disa ditė. Madje qeveria duhet tė sigurojė dhe njė sistem stimulues financiar. Ajo duhet tė kujdeset qė krijimi i lokacioneve tė jetė edhe atraktiv pėr kantonet. EKR dhe fondacioni duan pastaj qė qeveria t'i paguajė shoqatės Rrota, njė shoqatė ombrellė e jenishėve* tė Zvicrės, mė sė paku nga 50.000 franga nė vit, me qėllim qė nomadėt tė kenė qasje me kosto tė favorshme nė kėshillimet, sheshimet e kontesteve dhe nė pėrfaqėsimet juridike. Po qe se kėto masa tė kėrkuara nuk do tė tregojnė ndonjė efekt pėr 5 vite, sipas EKR, do tė ketė nevojė pėr njė zgjidhje tė nivelit federal, dmth. pėr njė ligj. *Jenishėt - ciganėt ose romėt e Zvicrės, Francės, Gjermanisė dhe Austrisė snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> |