Dėnimi me vdekje "i pajustifikueshėm edhe pėr krimet mė tė rėnda"

Zhurmė rreth komunikatės pėr shtyp pėr Sadam Huseinin

BERNĖ. (07.11.06) Politikanė tė partive qytetare kritikojnė Micheline Calmy-Rey-n pėr qėndrimin e saj lidhur me verdiktin kundėr Sadam Huseinit. Ministrja e jashtme dėnimin me vdekje e quan si "tė pajustifikueshėm edhe pėr krimet mė tė rėnda".

Ministrja e jashtme Micheline Calmy-Rey i dha njė pretekst Christoph Mörgeli-sė (SVP) qė tė mund ta atakonte atė nė Komisionin pėr politikė tė jashtme (APK). Departamenti pėr politikė tė jashtme (EDA) dha njė komunikatė tė djelėn mbrėma lidhur me dėnimin me vdekje pėr ish-presidentin irakian, Sadam Husein. Nė tė argumentohet se pėr Zvicrėn dėnimi me vdekje parimisht ėshtė "i pajustifikueshėm edhe pėr krimet mė tė rėnda". Ky parim do tė vlente "edhe nė rastin e zotit Husein".

Tė blertit dhe e majta i pėrshėndetėn kėto fjalė. Dėnimin e Sadamit me varje ata e lexojnė si njė justifikim pėr Luftėn e Irakut. Pėr deputetin e blertė tė Kėshillit nacional nga Cyrihu, juristin Daniel Vischer, kundėr Huseinit ėshtė ushtruar njė "drejtėsi e fituesit, pa baza tė shtetit ligjor". Micheline Calmy-Rey bėn mirė qė edhe pėr rastin e tij paraqitet publikisht kundėr dėnimit me vdekje.

Pėrkundrazi, fraksionit tė SVP-sė nuk i bėhet vonė as pėr dėnimin me vdekje dhe as nėse procesi kunder Sadamit ėshtė i legjitimuar ose jo sipas sė drejtės ndėrkombėtare. Pėr tė mė e rėndėsishme ėshtė mbajtja e vazhdueshme e ministres sė jashtme nėn shigjetat kritike. Pėr kėtė arsye, Mörgeli dhe kolegėt e tij, tė hėnėn e ardhshme duan tė dėgjojnė prej Calmy-Rey-t se cilat janė bazat juridike tė EDA-s qė i japin "kompetencėn asaj pėr deklarime tė tilla". SVP-ja do tė godasė ēdo prononcim tė politikės sė jashtme tė EDA-s me dyshimin nėse i kundėrvihet ose jo parimit tė neutralitetit. Kėtu bėhet fjalė pėr njė rast tė tillė, thotė Mörgeli. Micheline Calmy-Rey sėrish "ka marrė nėn patronazh qytetarėt, nė vend se thjeshtė tė heshtėte".

SVP-ja nuk ėshtė e vetmuar nė kritikat e saj. Pėr rastin e dėnimit me vdekje tė Sadamit edhe FDP-ja kėrkon sqarime. Anėtari i APK-sė, Walter Müller (FDP, SG) thotė se Micheline Calmy-Rey ka poshtėruar tė gjithė tė vrarėt nėn regjiimin e Sadamit". "Nuk ėshtė njė detyrė e EDA-s" tė kritikojė vendimet gjyqėsore tė shteteve tjera. Fermeri zvicerano-lindor pret prej Micheline Calmy-Rey konsekuencė. Nė tė ardhmen ai do tė dėgjojė komentet e saj edhe pėr ēdo dėnim me vdekje nga Kina dhe nga ShBA.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme nėntor 2006 >>>