SP e Zvicrės kėrkon njė "Ofansivė integruese" pėrmes njė plani veprues

BERNĖ. (08.11.06) Zvicra ėshtė njė vend migrimesh dhe do tė mbetet e tillė. Pėr kėtė shkak ajo ka nevojė pėr njė ofansivė integrimi. Pėr kėtė qėllim SP-ja e ka prezentuar planin e saj veprues. Ajo kėrkon nga Kėshilli federal qė tė vėrė nė zbatim sa mė parė ligjin e ri mbi tė huajt.

Zvicra ka shumė interes prej faktit qė fuqitė e punės tė ardhura nga vendet tjera bashkė me familjet e tyre tė bashkėjetojnė mirė me popullsinė vendore, deklaroi kryetari i SP, Hans-Jürg Fehr. Kjo s'ndodh vetėvetiu. Pasiviteti politiko-integrativ duhet tė ketė njė fund.

SP-ja kėrkon nga Kėshili federal qė nė ligjin e ri mbi tė huajt tė konkretizojė nenin mbi integracionin, t'i paraqesė parlamentit njė kredi paushalle dhe tė kriojojė njė vend pune tė pėrgjegjėsit/-es pėr integrim. Njė risi duhet tė pėrbėjė fakti edhe qė personat emigrues tė gjejnė njė "kulturė mirėseardhjeje" pėrmes kurseve gjuhėsore dhe informative.

"Integracioni i orės sė parė", ndėrkaq, nuk i pėrfshin ata migrantė e migrante qė jetojnė qė prej shumė kohėsh nė Zvicėr dhe qė qartazi reflektojnė mungesa tė mėdha integrative, thotė Fehr. Kėtu ėshtė e nevojshme njė ndėrhyrje e veēantė, pėr tė krijuar barazi shansesh me vendorėt.

Sipas pikėpamjes sė SP-sė, integracioni do tė konsiderohet i arrirė atėherė kur edhe migrantėt e migrantet tė reflektojnė njė indeks tė krahasueshėm me zviceranėt e zviceranet, psh. pėr sa i pėrket nivelit arsimor, shkallės sė papunėsisė, pragut tė varfėrisė, shėndetėsisė dhe kriminalitetit.

Integracioni nėnkupton gjithashtu dhe faktin qė tė drejtat themelorte tė vlejnė pėr tė gjithė, tha Fehr. Nė Zvicėr kushtetuta gjendet pėrmbi rregullat fetare. Tani vlen barazia gjinore dhe jo mė patriarkati. Monopoli i dhunės i takon shtetit, tė drejtat themelore individit.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme nėntor 2006 >>>