"Tė huaj tė kėtushėm, vendės prej kushedi kah"*

Revistė pėr tė rinjtė e Ballkanit

Nė vendet e tyre tė origjinės, nė Bosnjė, Serbi ose Kosovė, - ata quhen "zviceranė". Nė Zvicėr, ashtu si gjithnjė, ata janė "ish-jugosllavė". Ē' janė kėta tė rinj tė rritur midis dy kulturash? Me rastin e Konferencės vjetore tė bashkėpunimit zviceran me Lindjen, DEZA u ka dhėnė fjalėn edhe kėtyre - nė formėn e njė reviste.

LAUSANNE. (10.11.06) Qė nga shpėrblimi i filmit tė saj "Das Fräulein" (Zonjusha) me Leopardin e artė tė Festivalit tė filmit nė Lokarno, regjisorja Andrea Staka gjendet nėn dritėn e prozhektorėve. Prandaj nuk befason fakti qė nė kėtė revistė do tė gjendet edhe njė intervistė me tė, nėn titullin "Yougo - Verso". Ajo ėshtė me rrėnjė kroate dhe boshnjake, ka lindur nė Lucernė mė 1973, ndėrsa ėshtė rritur nė Cyrih. Aktualisht jeton nė Nju Jork. Ashtu si dhe mė parė, ajo ndjehet si jugosllave, prandaj nuk ėshtė e rastit qė nė filmin e saj bėhet fjalė pėr migracionin.

Mijėra tė rinj nga ish-Jugosllavia u arratisėn nė vitet 90 pėr shkak tė luftėrave nė Ballkan pėr tė gjetur strehim nė Zvicėr. Ēfarė ka ndodhur me ta kėta 10 vite? Ashtu si dhe grupimet e mėparshme migrative, ata u bėnė secondos, qė do tė thotė, fėmijė tė gjeneratės sė dytė. Nė vendlindjet e tyre ata tashmė i kanė humbur rrėnjėt, ndėrsa kėtu akoma nuk janė si nė njė shtėpi tė vėrtetė. Ata tani janė 15-, 20- ose 30-vjeēarė dhe vazhdojnė tė mbajnė brenda vetes kujtimet pėr origjinėn.

Ata janė rritur nė Zvicėr, kėtu kanė formuar personalitetet e tyre dhe janė mėsuar qė tė jetojnė me kėtė identitet tė dyfishtė: nė njėrėn anė me prindėrit e tyre serbė, kroatė, boshnjakė dhe kosovarė, ndėrsa nė anėn tjetėr, me kolegėt e tyre tė shkollės nga Gjeneva, Appenzelli ose Bazeli. Kėtu konsiston fuqia e tyre dhe njėkohėsisht edhe vėshtirėsia e tyre pėr t'u integruar nė Zvicėr. Ata nuk duan tė kthehen prapa, mirėpo nė zemrat e tyre ata ndjehen ashtu si dhe mė parė "ish-jugosllavė". Nė Zvicėr ata janė "tė huaj tė kėtushėm", ndėrsa nė Ballkan, "vendės prej kushedi kah".

Reportazhet dhe dėshmitė

Si shikohen kėta tė rinj nga vendet e tyre tė origjinės? Ēfarė pengesash duhet tė kapėrcejnė pėr t'u integruar nė Zvicėr? Ēfarė mendojnė ata pėr bashkatdhetarėt e tyre qė nuk kanė zgjedhur rrugėn e mėrgimit? Me reportazhet, dėshmitė dhe intervistat e saj, revista "Yougo - Verso" po pėrpiqet tė kontribuojė nė kuptimin e integracionit dhe tė identitetit. Ajo pėrbėn njė platformė pėr kėmbime midis tė rinjve. Ajo u mundėson atyre pėr t'u shprehur lirisht, duke iu shmangur praksės qė vetėm tė moēmit tė shprehen pėr tė rinjtė. Nėn drejtimin e gazetares Corinne Bloch, revista mbushet me shkrime tė njė duzine zviceranėsh tė rinj nga Ballkani. "Yougo - Verso" ėshtė njė projekt qė u krijua nė kuadėr tė Konferencės vjetore tė bashkėpunimit zviceran me Lindjen, e cila u mbajt nė Lozanė me 3 nėntor. Qenė shtypur mbi 50.000 ekzemplarė pėr t'u shpėrndarė si njė nėnfletė e gazetės sė Waadtit, "24 heures" (24 orė).

*Shkėputur nga drama "Guri Ura, l'étranger d'ici", e Driton Kajtazit, autor shqiptar me rrėnjė kosovare.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme nėntor 2006 >>>