Marrėveshja e OKB 

Pastrimi i minave pas konfliktesh

BERNĖ. (13.11.06) Qė nga 12 nėntori 2006 Zvicra bashkė me mbi 20 vende tė tjera janė tė obliguara pėr tė mėnjanuar mbetjet nga mjetet ekplozive tė luftės pas ndonjė konflikti. Ndėrkaq SHBA, Izraeli, Kina dhe Rusia nuk e kanė nėnshkruar Protokolin V.

Protokoli V i Kombeve tė bashkuara lidhur me Marrėveshjen pėr armėt ka tė bėjė me lėndėt plasėse tė paeksploduara nga bombat kasetore ashtu si dhe granatat artilerike e mortajat, granatat e dorės dhe raketat. Pas pėrfundimit tė konflikteve kėto kėrcėnojnė para sė gjithash popullsinė civile, ekipet shpėtimtare dhe ndihmėsit nė rindėrtim.

Kombet e bashkuara dhe Komiteti ndėrkombėtar i Kryqit tė kuq kanė pėrshėndetur hyrjen nė fuqi tė Marrėveshjes sė nėntorit 2003, duke kritikuar, ndėrkaq, faktin qė shtete me rėndėsi, siē ėshtė psh. SHBA, nuk e kanė nėnshkruar atė. Shtetet e lidhura me Protokolin V janė tė obliguara qė pas pėrfundimit tė njė konflikti tė informojnė lidhur me zonat e goditura operacionale nga armėt pėrkatėse, pėr tė markuar hapėsirat si dhe pėr tė shmangur udhėtarėt e rastit ose pėr tė financuar shmangien e tyre.

Sipas tė dhėnave tė OKB, marrėveshjen e kanė nėnshkruar 25 vende. Protokolin V tė Marrėveshjes sė OKB mbi armėt, ndėrkaq, nuk e kanė nėnshkruar SHBA, Kina dhe Rusia. Edhe Izraeli, i cili qe kritikuar ndėrkombėtarisht pėr njė operacion me bomba kasetore nė Libanin e jugut, nuk ka pranuar tė lidhet me detyrime ndaj kėsaj marrėveshjeje. Edhe 3 muaj pas pėrfundimit tė luftės, mėnjanimi i municionit tė bombave kasetore nė Liban mezi po lėviz nga vendi, duke qenė se qeveria izraelite refuzon tė tregojė vendet ku janė hedhur bombat e saj. Gjer mė tani janė numėruar afro 800 vende tė tilla.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme nėntor 2006 >>>