|
|
|
|
|
Zvicra dėshiron rregulla tė ashpra tė OKB pėr tė gjithė NJU JORK. (20.09.06) Zvicra dėshiron njė OKB tė fuqishme, nė tė cilėn tė gjitha shtetet do t'u pėrmbaheshin rregullave. Pėr njė gjė tė tillė u angazhua presidenti federal, Moritz Leuenberger, nė fjalimin e tij nė prag tė Kuvendit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė nė Nju Jork. Presidenti federal po merr pjesė nė Takimin e nivelit tė lartė tė shefave tė shteteve dhe tė qeverive para hapjes sė Kuvendit tė 61-tė tė pėrgjithshėm tė OKB-sė. Nė fjalimin e tij ai deklaroi se asnjė vend s'mund tė pėrballojė i vetmuar sfida tė tilla globale si terrorizmi, trafikimi i drogės, dėbimet nga vendet e punės ose katastrofat mjedisore. Vetėm me lidhjen e pėrbashkėt tė tė gjitha vendeve do tė kemi njė shans tė tillė, tha Leuenberger. Po qe se OKB-ja dėshton nė detyrėn e saj humanitare, dhuna dhe dėshpėrimi do tė marrin hov. Kjo gjė vėrehet me njė qartėsi brutale nė Lindjen e Afėrme ose nė Darfur. Leuenberger citoi gjeniun e fizikės, Ajnshtajnin, si dhe psikologun, Sigmund Freud, tė cilėt qysh pėrpara 75 vitesh kishin rėnė dakord se pėr njė bashkėjetesė paqėsore midis njerėzve ėshtė e nevojshme njė organizatė botėrore. Organizata e zonja pėr reforma Me njė bindje tė tillė para pesė vitesh zviceranėt aprovuan hyrjen e Zvicrės nė OKB, tha presidenti federal. Vitin e shkuar OKB-ja i hodhi poshtė kritikat si tė pabaza dhe dėshmoi se organizata ėshtė e zonja pėr reforma. Sipas Leuenbergerit, kėtė e treguan krijimi i njė Kėshilli pėr tė drejtat e njeriut dhe tė njė Komisioni pėr vendosjen e paqes. Reforma tė tjera, ndėrkaq, janė tė nevojshme. Kėshtu psh., presidenti federal u angazhua pėr risime nė Kėshillin e sigurimit. Leuenbereger nėnvizoi rėndėsinė e konventave sė Gjenevės. Ato nuk janė pengesa pėr luftimin e terrorizmit. Presidenti federal e kualifikoi torturėn si mohimin mė radikal tė shtetit juridik. Ai ftoi tė gjitha vendet qė t'i bashkoheshin gjykatės penale ndėrkombėtare. Presidenti federal u propozoi shefave tė shteteve njė sistem tė pėrbėrė prej tre shtyllash pėr zgjidhjen e konflikteve. E para do tė ishte angazhimi pėr viktimat e katastrofave. E dyta, do tė duhej tė krijohej dhe tė zbatohej njė rend juridik. E treta, do ia vlente qė tė luftoheshin shkaqet e konflikteve. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme shtator 2006 >>> |