Mė shumė kamera nėpėr stacione trenash

LUZERN. (21.09.06) Hekurudhat federale zvicerane (nė origjinal: SBB) do ta zgjerojnė video-vėzhgimin nėpėr stacionet mė tė mėdha tė trenave, nė tė ashtuquajturit RailCity. Njė kompleks i tillė sapo u hodh nė punė sot nė Lucernė.

Siē njoftohet nga SBB, kompleksi nė Lucernė pėrbėhet prej 40 kamerash. Edhe stacionet nė Uintertur, Lozanė dhe nė Gjenevė do tė pajisen me platforma tė ngjashme gjer nė fund tė tetorit.

Kompleksi ekzistues nė Cyrih javėt e ardhshme do tė rinovohet. Sipas informatės sė njė zėdhėnėsi tė SBB, Bazeli dhe Berna tashmė disponojnė komplekse relativisht tė reja vėzhgimi. Megjithatė, nė njė periudhė afatmesme, edhe ato do tė pajisen me sisteme tė tilla si ato tė staconeve tjera Rail-City.

Vėzhgimi i ekraneve do tė ralizohet nėpėr qendrat e vėzhgimit nė Gjenevė dhe nė Cyrih. Pamjet do tė transmetohen nga rrjeti i tė dhėnave tė SBB pėrmes njė sektori tė rezervuar posaēėrisht. Qasjet nga jashtė, sipas SBB, janė tė pamundura.

Edhe nė sistemin e ri do t'u pėrmbahen tė gjitha pėrcaktimeve lidhur me mbrojtjen e tė dhėnave nė SBB, si dhe dispozitave tjera ligjore, siguron SBB. Incizimet do tė fshihen (shlyhen) pas 24 orėsh, po qe se nuk do tė arrijė ndonjė kėrkesė pėr qasje nė to nga njė autoritet hetues zyrtar.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme shtator 2006 >>>