Alzheimer-i: Dy tė tretat e rasteve tė padiagnostikuara

BERNĖ. (22.09.06) Diagnoza e alzheimer-it duhet pėrmirėsuar. Kėtė kėrkesė e ka shtruar Shoqata zvicerane e alzheimer-it nė Ditėn botėrore tė alzheimer-it.

Shoqata zvicerane e alzheimer-it shkruan nė njė njoftim se njė diagnostikim mė i hershėm do tė mundėsonte qė pėrparimi i sėmundjes tė vononte. Edhe presidenti federal, Moritz Leuenberger, kumbarė i Ditės sė alzheimer-it nė Zvicėr, nė mesazhin e tij apeloi pėr njė diagnostikim mė tė hershėm tė sėmundjes.

Lidhur me kėtė temė, nė gjithė Zvicrėn u mbajtėn manifestime qė u drejtuan nga seksionet rajonale tė Shoqatės sė alzheimer-it. Ēdo seksion ka pėrzgjedhur pėr tė shpėrblyer me njė ēmim njė individ qė ėshtė pėrkujdesur pėr ndonjė tė sėmurė nga alzheimer-i.

Viteve tė fundit numri i rasteve shfaqura tė alzheimer-it vazhdimisht ėshtė rritur. Sipas njė studimi tė organizatės Alzheimer disease international (ADI) nė Zvicėr aktualisht janė tė prekur nga kjo sėmundje 95 mijė njerėz. Mė 2001 ishin akoma 89 mijė.

Kėtė gjė studimi e shpjegon me faktin e shtimit tė numrit tė pleqėve. Pjesa mė e madhe e tė goditurve i tejkalon tė gjashtėdhjetat; pjesėmarrja e kėtij grupimi nė numrin e pėrgjithshėm tė tė sėmurėve nga alzheimer-i nga viti 2001 deri mė 2004 ėshtė shtuar pėr 5,5%.

Nga kjo sėmunjdje, ndėrkaq, nuk janė tė goditur vetėm tė moshuarit, por edhe individė tė moshės midis 30 deri 50 vjeē, tha Martha Favre, kėshilltare nė Shoqatėn zvicerane tė alzheimer-it. Ata zėnė 10 % tė rasteve. Sėmundja e tyre pėrfaqėson njė formė tė alzheimer-it nė stadin e hershėm tė tij, e cila ėshtė e trashėgueshme.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme shtator 2006 >>>