Po ligjit mbi tė huajt dhe azilin

BERN. (25.09.06) Gazetat ditore zvicerane Jo-nė masive pėr ndryshimin e ligjit mbi tė huajt dhe pėr azilin ia atribuojnė para sė gjithash suksesit tė politikės sė Christof Blocherit.

Po-ja e elektoratit zviceran ėshtė njė votė pėr politikėn e Blocherit, shkruan "Basler Zeitung (BAZ)". Votuesit kanė lejuar qė t'u mbushet mendja nga njė fushatė abuzive, sa simpliciste, po aq dhe efektive.

Pėr gazetėn "Tages-Anzeiger" rezultati i Blocherit pėrbėn "suksesin e tij mė tė madh si ministėr". Mirėpo "ashpėrsimet qeveritare tė sė drejtės sė azilit tradicionalisht kanė kaluar lehtė nė kutitė e votimit", pėrfundon kjo gazetė.

"Debakėl i kuq-jeshilėve"

Pėr njė sukses personal tė Blocherit shkruan dhe "Neue Zürcher Zeitung". Po-ja e vendosur pėrbėn "njė shenjė shqetėsimi kundėr abuzimit me tė drejtėn e azilit". Votimi qe njė debakėl pėr kuq-jeshilėt dhe njė disfatė qė nuk lejon "tė kalojė vetėm me fjalė tė bukura".

"Blick"-u e quan rezultatin njė flopp (dėshtim) "blerto-majtist". Referendumi ishte njė "zor i sė majtės". E majta mė nė fund duhet t'i marrė seriozisht ankthet nė popull. Ngase ėshtė realitet se shumė zviceranė kishin probleme me tė huajt.

Pėr njė zbatim human

Pėr gazetėn "Thurgauer Zeitung" ligjet e reja pėrbėjnė pėr kėtė shkak "njė pėrgjigje sipas masės kundrejt abuzimeve tė gjertanishme". Mirėpo pėrmes ligjit tė ri ėshtė e lidhur dhe detyra qė instrumentat e sė drejtės pėr azil edhe mė tej tė pėrdoren me pėrgjegjėsi tė plotė.

Edhe "St. Galler Tagblatt" kėrkon vlerėsim tė saktė nė rastin e zbatimit. Popullsia i ka aprovuar kėto ligje nė besim, se do tė zbatohen, ashtu siē u ėshtė premtuar, nė mėnyrė humane.

Gazeta "Neue Luzerner Zeitung" i vlerėson ligjet si "njė kompromis tė barazpeshuar". Edhe ajo kėrkon qė zbatimi i tyre tė respektojė dinjitetin njerėzor dhe tė koncentrohet vėrtetė tek abuzimet.

Kėtė kėrkesė e ngre edhe "Berner Zeitung": tani obligohen para sė gjithash pėrfaqėsuesit e partive tė qendrės. Ata dhe pėrfaqėsuesit e tyre nė qeveritė kantonale duhet tė kujdesen pėr faktin qė ashpėrsimet tė zbatohen nė mėnyrė adekuate dhe humane.

Pėr gazetėn "Berner Bund" ėshtė e qartė, se Zvicra e pasur do tė tė jetė edhe mė tej tėrheqėse pėr njerėzit nga vendet e varfra. Pėr kėtė arsye politika mė nė fund duhet tė diskutojė lidhur me mundėsitė e reja pėr njė migrim tė rregulluar nga vendet jashtė BE-sė.

Gazeta "Mittelland Zeitung" i ka dhėnė mes tjerash vend fjalės sė politologut Marc Helbling: qartazi mesazhi "Kundėr abuzimit me azilin - por jo kundėr refugjatėve tė njėmendėt" ėshtė transmetuar mirė nga aprovuesit. Zvicra nuk ėshtė mė ksenofobe se sa rrethi i saj.

Ngjallja e frikės

Ashtu si gazetat nga Zvicra gjermane, edhe ato zviceranoperėndimore rezultatin e qartė e shohin tek pajtimi me politikėn e ministrit tė drejtėsisė. "Zviceranėt janė deklaruar para sė gjithash pro parullave tė SVP-sė (Stop abuzimeve)" - komenton "le Temps".

Emigrantėt janė bėrė kurban i anktheve tė zviceranėve, thuhet nė shumė nga gazetat e Zvicrės perėndimore. Gazeta e majtė gjenevase "Le Courrier" rezultatin e vlerėson si "njė shuplakė" dhe si "njė po tė trullosjes". Edhe "Quotidien Jurassien" ėshtė e brengosur: "nuk ėshtė e shėndetshme njė marrje qėndrimi e kushtėzuar nga frika."

"Le Matin" shkakun e aprovimit e sheh nė pamjet e emigrantėve nga Kanaret, tė cilat ishin ngulitur nė kokat e njerėzve. Edhe gazeta e Freiburgut "Liberté" pas sjelljes referendumiane sheh ndjenjėn e pasigurisė sė pėrgjithshme.

Gazetat e Nėshatelit "L'Express" dhe "L'Impartial" kėtė rezultat gjithashtu e shpjegojnė me frikėn. Mirėpo "Tribune de Genčve" paralajmėron: "Ata qė pėrmes ligjeve tė reja kanė shpresuar se tė huajt do tė zhduken nga mjedisi i tyre, do tė zhgėnjehen."

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme shtator 2006 >>>