|
|
|
|
|
Kundėrshtarėt e ligjit mbi azilin dhe tė huajt nuk do tė rrijnė duarkryq BERNĖ. (26.09.06) Pas disfatės sė 24 shtatorit 2006, kundėrshtarėt e ligjit mbi azilin dhe tė huajt nuk duan tė rrijnė duarkryq. Njė organizatė qė po ngritet pikėrisht pėr kėtė punė, do tė mbikėqyrė me saktėsi zbatimin e ligjeve. Kėshtu psh. do tė kontrollohet se me sa seriozitet do tė trajtojnė autoritetet kėrkesat pėr azil nga personat pa dokumenta, - deklaroi deputetja e vjetėr, Ruth Dreifuss, nė raportet e gazetave tė Zvicrės perėndimore. Do tė vėzhgohen gjithashtu edhe masat e detyrimit nė fushėn e azilit. Akoma nuk ėshtė e qartė se ē'formė do tė ketė organizata e re, deklaroi mė tej Dreifuss. Ėshtė e sigurtė, ndėrkaq, se ajo do tė shėrbejė si njė pikė pėrqendrimi dhe se do tė grumbullojė vėzhgimet e organizatave pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, tė kishave ose tė parlamentarėve. Ligjet pėr azilin dhe pėr tė huajt parashikohet tė hyjnė nė fuqi nė fillim tė vitit 2008. Respektimi i sė drejtės ndėrkombėtare Do tė ushtrohet gjithashtu ndikim qė dispozitat t'u pėrmbahen ligjeve tė sė drejtės ndėrkombėtare, tha Dreifuss. Mė tej do tė pėrqendrohet vėmendja nė faktin se si do tė rregullohet bashkimi familjar nga kantonet. Parimisht, bėhet fjalė qė ligjet tė zbatohen "nė njė formė tė arsyshme dhe duke marrė nė konsideratė dinjitetin njerėzor". Walter Schmid, kryetar i Konferencės zvicerane pėr ndihma sociale dhe nėnkryetar i Komisionit federal pėr tė huaj, nė emisionin "Tagesgespräch" (Biseda e ditės) tė Radios zvicerane DRS, u shfaq i bindur se Zvicra "nė rastin konkret nuk do tė jetė josolidare". Nė tė shkuarėn ajo e ka dėshmuar shumė herė kėtė fakt. Kėshtu psh. banorėt e bashkisė Wiesen nga Bündneri janė angazhuar me kėmbėngulje kundėr dėbimit tė njė nėne kosovare dhe fėmijėve tė saj, - tha Schmidt. Nė rastin e Wiesenit, ndėrkaq, as qė bėhet fjalė pėr njė komunė tė majtė. Ngjarje tė tilla do t'u tregojnė autoriteteve se ēfarė ėshtė e mundur realisht tė bėhet. Eduard Gnesa, drejtor i Entit federal pėr migracion, nė kėtė emision tha se me ligjin e ri mbi azilin, si do qė tė zbatohet ai, nuk do tė mund tė pengohen kurrė tė gjitha abuzimet. Kėtė gjė nuk e arrin dot asnjė ligj nė botė. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme shtator 2006 >>> |