|
|
|
|
|
Rriten pėr 2,2 pėr qind premitė e sigurimeve shėndetėsore BERNĖ. (28.09.06) Ministri i shėndetėsisė, Pascal Couchepin, ka theksuar tashmė: kėtė vit premitė e sigurimeve shėndetėsore rriten nė njė masė tė pėrballueshme. Ai ka parashikuar rreth 3 pėr qind shpenzime plotėsuese. Tani Enti federal i shėndetėsisė (BAG) ka dhėnė njė vlerė akoma mė tė ulėt: sigurimi bazė shėndetėsor pėr vitin 2007 shtohet mesatarisht pėr 2,2 pėr qind. Me kėtė rast, kjo rritje reflektohet krejt ndryshe nga kantoni nė kanton. Ndryshime ka edhe sipas grupmoshave tė ndryshme. Sa mė i moēėm, aq mė e lartė rritja. Mė me fat janė gjenevasit: ata vitin e ardhshėm do tė paguajnė mė pak. Tek tė rriturit kjo zbritje pėrbėn minus 0,5 %, ndėrsa tek fėmijėt madje - 2,3 %. Mė pak tė kėnaqur do tė jenė tė rriturit nė Appenzell: shtimi i premive tek ta do tė jetė pėr 4,8 %. Edhe banorėt e Bernės do tė gėrmojnė mė thellė nėpėr xhepa se sa pjesėt tjera tė vendit. Ata do tė paguajnė rreth 4,6 pėr qind mė shumė. Shkaqet e kėsaj rritjeje tė moderuar janė, nė mes tjerash, rezervat bazike mė tė ulėta tė sigurimeve shėndetėsore. Pos kėsaj, pozitivisht ka ndikuar dhe njė ulje e lehtė e shpenzimeve shėndetėsore. Dhe sipas BAG-ut, edhe pėrjashtimi i mjekėsisė alternative ka shpėnė nė njė zhvillim tė frenuar tė premive. Ministri Couchepin ėshtė i sigurt se edhe vitin e ardhshėm premitė do tė rriten vetėm pak. "Unė shpresoj qė ky tė pėrbėjė fillimin e njė kthese nė trend", - deklaroi ai nė njė konferencė pėr shtyp nė Bernė. Ndėrrimi i sigurimit shėndetėsor gjer nė fund tė nėntorit Tė siguruarit duhet qė mė sė voni deri nė fund tė tetorit tė informohen nga sigurimet pėr premitė e tyre individuale pėr vitin 2007. Kėshtu ata do tė kenė kohė qė gjer nė fund tė nėntorit tė shkėputen nga sigurimet e tyre ose tė mund tė zgjedhin njė tjetėr formė sigurimi. Enti federal i shėndetėsisė (BAG) ka lėnė nė dispozicion tė tė siguruarve njė sėrė ndihmesash, tė cilat do tė lehtėsojnė vendimin pėr ndryshim sigurimi ose pėr zgjedhjen e ndonjė forme tjetėr sigurimi. Kėshtu psh. mund tė shkarkohet pa pagesė njė pasqyrė e premive pėr krahasim bashkė me kėshillat e vogla praktike. Nė internet gjendet nė dispozicion dhe njė pėrqasje elektronike (http://www.bag.admin.ch/themen/krankenversicherung/00261/index.html?lang=de) e premive, me shkallė tė ndryshme franshisash, si dhe me sigurimet HMO (Health Maintenance Organization - organizatė e pėrkujdesit shėndetėsor) dhe me sigurimet sipas Modelit tė mjekut familjar. Edhe kėtu tė gatshme pėr shkarkim janė informatat plotėsuese kėshillėdhėnėse si dhe pasqyra e premive. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme shtator 2006 >>> |