Statistika e ndihmave pėr viktima 2005 Viktimat tė shumtėn i identifikojnė keqbėrėsit e dyshuar

BERNĖ. (02.10.06) Kėshillimoret ndihmėse pėr viktimat tė shumtėn kanė tė bėjnė me dhunėn brenda familjes ose nė rrethin e tė afėrmve tė tjerė: tre nė katėr raste viktima personin e dyshuar keqbėrės e ka tė njohur. Kėshtu rezulton nga statistika e ndihmės pėr viktimat 2005.

Nė mbi gjysmėn e rasteve konsultative bėhet fjalė pėr njė lidhje familjare, thuhet nė bilancin e publikuar nga Enti Federal Statistikor (BFS). Nė vitin 2005 kėshillimoret e liēensuara tė ndihmės pėr viktima kishin regjistruar gjithsej rreth 27.300 kėshillime.

Nė vitin 2000, vitin e parė tė statistikės, mezi kishin qenė 16 000 kėshillime: bėhet fjalė, pra, pėr njė shtim prej 76 pėr qind. Kundrejt vitit 2004, numri i kėshillimeve ėshtė shtuar pėr 8 pėr qind. Ky zhvillim nuk tė lejon dot tė pėrfundosh se ėshtė shtuar dhe numri i delikteve tė bėra tė dhunshme. Nė radhė tė parė ai tregon njė marrje tė shtuar nė konsideratė tė kėshillimeve nga viktimat e delikteve tė dhunshme.

Sipas statistikės gjyqėsore, numri i akteve tė rėnda tė dhunės nė 20 vitet e fundit mund tė thuhet se ka mbetur konstant, nė kohėn qė lėndimet e thjeshta fizike janė shtuar dukshėm.

Viktima tė shumtėn femrat dhe fėmijėt

Viktima janė kryesisht femrat dhe fėmijėt, tė cilėt veprave tė tilla u nėnshtrohen nė formė tė pėsėritur, pa mundėsinė qė pėr to tė kenė dijeni policia ose gjykata. Pothuajse tre tė katėrtat e numrit tė viktimave janė femra, 60 pėr qind janė zvicerane ose zviceranė. Nė pothuajse ēerekun e rasteve viktima ka qenė mė e re se 18 vjeē.

Mė sė shpeshti janė paraqitur lėndimet fizike dhe lėndimet e integritetit seksual tė fėmijėve. Kėto kėshillime rrallė kanė pasur tė bėjnė me deliktin e vrasjes ose tė tentimit pėr vrasje.

Nė mė shumė se gjysmėn e kėshillimeve pėr viktima bėhet fjalė pėr vepra tė dhunshme tė pėrsėritura. Nė mbi tre tė katėrtat e veprave tė dhunshme tė pėrsėritura bėhet fjalė pėr persona nga rrethi familjar.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme tetor 2006 >>>