Shtohet numri i banorėve nga vendet e BE-sė

BERNĖ. (03.10.06) Nga fundi i gushtit 2006 popullsia e huaj e pėrhershme nga 25 shtete anėtare tė BE-sė si dhe tė EFTA-s nė Zvicėr numėronte 898.484 veta; dmth. 2,4 % mė shumė se sa nė fund tė gushtit 2005. Nė periudhėn e njėjtė kohore, numri i tė huajve nga vendet joanėtare tė BE-sė ra pėr 0,8 %.

Marrėveshja bilaterale me BE lidhur me lėvizjen e lirė tė njerėzve ėshtė duke ndikuar edhe mė tej nė kompozimin e popullsisė sė huaj nė Zvicėr. Gjersa nė rastin e shtetasve nga BE/EFTA shtimi vjetor ishte nė masėn 2,4%, numri shtetasve nga vendet jashtė kėtyre subjekteve ka rėnė pėr 0,8%. Mė 31 gusht 2006 nė Zvicėr jetonin gjithėsej 1'519'878 tė huaj, gjė qė pėrbėjnė 20,4% tė popullsisė sė pėrgjithshme nė kėtė vend (nė fund tė gushtit 2005: 20,3%).

Nga 1 shtatori 2005 deri mė 31 gusht 2006 mė sė shumti ėshtė rritur numri i banorėve nga Gjermania (+14.603); pastaj nga Portugalia (+ 7'126) dhe Franca (+ 2'493). Pėrkundrazi, ka shėnuar rėnie numri i banorėve nga Serbia dhe Mali i zi (- 4'563), Italia (- 3'938), Spanja (- 2'983), Bosnja e Hercegovina (- 1'787) dhe Sri Lanka (- 1'344). Kėto shifra i pėrgjigjen trendit tė 4 viteve tė fundit.

Shifrat demografike tė BFM

Tė dhėnat e Entit federal pėr migracion (BFM) lidhur me popullsinė e pėrhershme tė huaj bazohen nė Regjistrin qendror pėr tė huaj dhe pėrfshijnė tė gjithė shtetasit e huaj qė janė banues nė Zvicėr sė paku gjatė njė viti dhe qė zotėrojnė njė leje qėndrimi valide, vizėn C ose atė mbi qėndrimin afatshkurtėr prej 12 muajsh. Nuk janė pėrfshirė personat nga sektori i azilit si dhe nėpunėsit e diplomatėt ndėrkombėtarė bashkė me familjet e tyre tė cilėt mungojnė nė regjistrin qendror tė tė huajve.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme tetor 2006 >>>