Koreja Veriore

Zvicra mbėshtet sanksionet e OKB-sė

BERNĖ. (16.10.06) Zvicra merr pjesė nė sanksionet e OKB kundėr Koresė Veriore. Mė tej ajo do tė shqyrtojė nėse do tė jetė i mundur vazhdimi i dialogut tė filluar mė 2003 me kėtė vend stalinist.

Departamenti i ministres Micheline Calmy-Rey sqaroi tė martėn se edhe Zvicra do tė zbatojė sanksionet e vendosura nga Kėshilli i Sigurimit i OKB kundėr Pjongjangut.

Nė njė komuinikatė tė sajėn, Zvicra ka gjykuar provėn e supozuar tė nėndheshme atomike tė Koresė Veriore tė sė hėnės sė shkuar.

Paraprakisht Zvicra kishte provuar shumė herė pėr t'i bindur udhėheqėsit nė Pjongjang qė t'i bashkoheshin sėrish Konventės pėr ndalimin e armėve atomike, tė cilėn ky vend e kishte revokuar mė 2003.

EDA akoma s'ka vendosur nėse do tė vazhdojė edhe mė tej dialogun politik me Korenė Veriore. "Ne jemi gjithmonė nė gadishmėri qė programet dhe projektet tona nė botėn e jashtme t'i verifikojmė nė dritėn e aktualitetit dhe tė oportunitetit", deklaruan pėrgjegjėsit. Kjo formulė e pėrgjithshme vlen edhe pėr Korenė.

Calmy-Rey pati vizituar Korenė Veriore mė 2003. Fill pas kėsaj vizite pati filluar njė dialog politik midis Koresė Veriore dhe Zvicrės. Bisedimet u zhvilluan njė herė nė vit nė njėrin nga tė dy kryeqytetet. Njė takim i tillė u mbajt sė fundmi prillin e shkuar nė Bernė.

Rezoluta e OKB kėrkon nga tė gjitha shtetet qė t'i bllokojnė depozitimet monetare dhe pasurore tė personave qė mbėshtesin ose favorizojnė aktivitetet e Koresė Veriore nė armėt jokonvencionale.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme tetor 2006 >>>