Paraqitje tregtare e fokusuar e Zvicrės nė botėn e jashtme

BERNĖ. (18.10.06) Prezenca tregtare zvicerane nė botėn e jashtme e financuar nga qeveria tani do tė pėrmblidhet nė njė organizatė tė vetme. Kėshilli federal ka hapur njė shqyrtim lidhur me fuzionimin e organizatave Präsenz Schweiz (Prezenca zvicerane), Schweiz Tourismus (Turizmi zviceran) dhe Location Switzerland (Lokacioni Zvicėr).

Sipas Kėshillit federal, me integrimin e tre institucioneve tė marrėdhėnieve publike nė njė institucion tė vetėm publiko-juridik federal, do tė krijohej njė organizatė, e cila do tė dispononte madhėsinė e duhur si dhe mjetet e mjaftueshme pėr ta prezantuar Zvicrėn nė tregun e botės sė jashtme.

Präsenz Schweiz, Schweiz Tourismus dhe Location Switzerland aktualisht disponojnė njė buxhet qė, i llogaritur sė bashku, pėrbėn rreth 60 milionė franga. Nė njė mocion tė dėrguar nga Kėshilli nacional, nga shpenzimet administrative janė kėrkuar kursime nė masėn prej 20%. Sot kėto shpenzime arrijnė nė 8,75 milionė franga.

Detyrė qendrore e organizatės sė re ėshtė drejtimi i unifikuar i tregut, angazhimi i bashkėrenditur i mjeteve "tė pakėta" financiare dhe bashkėpunimi me organizatat tjera, tė paintegruara, nė fusha tė ngjashme.

Pritet gjithashtu njė drejtim konciz i tregut, mesazhe kreative publicitare dhe njė prani kudo nė botė. Organizata e re do tė pėrfaqėsohet nė njė numėr shumė tė madh vendesh, dhe njėherazi, krejt sipas fushės sė detyrave, do tė pėrcaktojė dhe pikat me pėrparėsi. Shqyrtimi do tė zgjasė deri mė 21 dhjetor.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme tetor 2006 >>>