Zvicra proklamon sanksionet kundėr Koresė Veriore

BERNĖ. (25.10.06) Kėshilli federal ka shpallur sanksionet kundėr Koresė Veriore duke zbatuar kėshtu Rezulutėn 1718 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB. Vendimi pėrkatės hynė nė fuqi nesėr, dmth. tė enjten.

Siē njofton Departamenti i ekonomisė nacionale, vendimi lidhur me masat kundėr Republikės demokratike popullore tė Koresė parashikon njė ndalesė import-eksportesh pėr pajisjet e rėnda luftarake. Ndalohet gjithashtu dhe eksportimi e importimi i mallėrave dhe teknologjive, qė mund tė shėrbejnė pėr prodhimin e armėve tė shkatėrrimit nė masė dhe tė programeve koreano-veriore pėr raketahedhės. Sipas EVD, edhe ndėrmjetėsimi apo financimi i kėtyre mallėrave ėshtė i ndaluar.

Zvicra ka shpallur gjithashtu dhe ndalesėn e udhėtimeve ndaj personave qė janė nė lidhje me programin atomik tė Koresė Veriore. Pastaj do tė bllokohen dhe paratė e mundshme tė personave dhe ndėrmarrjeve pėrkatėse.

Vendimi ndalon gjithashtu dhe eksportin nė drejtim tė Koresė Veriore tė mallėrave tė luksit. Sipas njė liste tė pėrkohshme, kėtu bėjnė pjesė produkte si orėt, bizhuteritė, kaviari, vera, parfumėrat, aparatet e kushtueshme elektronike, automobilėt luksozė tė ēfarėdo lloji si dhe objektet artistike.

Ekonomia zvicerane "praktikisht nuk ėshtė e goditur" nga vendimi pėr sanksionet, deklaruan pėrgjegjėsit. Nė drejtim tė Koresė Veriore, nga janari gjer nė gusht tė kėtij viti janė eksportuar mallėra nė njė volum modest prej 5 milionė frangash.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme tetor 2006 >>>