|
|
|
|
|
Njė kapitull i errėt nė tė kaluarėn zvicerane BERNĖ. (26.10.06) Kėshilli federal duhet tė zhdėmtojė viktimat jugafrikane pėr politikėn zvicerane gjatė apartheidit, pėr shkak tė shkeljes sė rėndė tė tė drejtave njerėzore. Kjo gjė kėrkohet nga fushata pėr kėrkim ndjese dhe zhdėmtim nė Afrikėn e Jugut (KEESA). Sipas njė njoftimi pėr mediat, 268 personalitete dhe 17 organizata nga politika, kultura, shkenca, kisha dhe Bashkėpunimi zhvillimor kanė nėnshkruar letrėn e hapur pėrkatėse tė KEESA-s. Mes tyre janė dhe ca deputetė tė PS tė tė dyja dhomave tė parlamentit. Zvicra ka mbajtur njė qėndrim mbėshtetės kundrejt regjimit tė apartheidit, thuhet nė letėr. Kjo ka kontribuar qė burgosjet e rrėmbimet, pastaj pėrdhunimet, shpėrnguljet e dhunshme, tortura e represioni, si dhe shkeljet e tė drejtave tė njeriut me legjitimim shtetėror, tė zgjasnin kaq shumė. Njė raport i pėrpiluar nėn drejtimin e historianit Georg Kreis flet pėr njė "kapitull tė errėt tė sė kaluarės zvicerane". Bashkėpunimi politik dhe ekonomik i Zvicrės me regjimin e apartheidit tė Afrikės jugore ka qėnė shumė mė intensiv se ē'ėshtė pandehur mė parė. Kontaktet midis ekonomive, armatės dhe shėrbimit tė fshehtė tė tė dyja vendeve kanė qenė mė intensive nė vitet 80, pikėrisht atėherė kur shkeljet e tė drejtave njerėzore nga regjimi i pakicės sė bardhė kishin arritur kulmin. Ndėrkaq, mospjesėmarrja zvicerane nė sanksionet ndėrkombėtare e kishte forcuar regjimin e apartheidit. Kėshilli federal deri mė tash nuk ka marrė qėndrim lidhur me rezultatet e hulumtimit, shkruan KEESA. Kėshilli federal tani duhet tė njohė gabimin dhe bashkėpėrgjegjėsinė pėr vuajtjet kundrejt viktimave tė apartheidit dhe tė kėrkojė falje pėr kėtė gjė. Viktimat e apartheidit duhet tė marrin dhe njė zhdėmtim substancial, ashtu siē ka ndodhur nė raste tė ngjashme pėrmes vendimeve gjyqėsore tė gjykatave ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme tetor 2006 >>> |