|
|
|
|
|
Kėshilli federal hedh poshtė nismėn popullore pėr "natyralizime demokratike" BERNĖ. (27.10.06) Kėshilli federal ka dekretuar njė rekomandim pėr iniciativėn popullore federale pėr "natyralizime demokratike". Ai rekomandon qė iniciativa popullore t'u paraqitet kuvendeve pa ndonjė kundėrpropozim, me rekomandimin pėr refuzim. Iniciativa popullore pėr "natyralizime demokratike" ėshtė lancuar nė raport regresiv me tė dyja vendimet e Gjykatės federale tė 9 qershorit 2003. Gjykata federale pati vendosur atėbotė qė njė vendim natyralizimi nuk ėshtė thjesht i natyrės politike, por edhe njė akt i zbatimit tė ligjit. Nė tė kundėrtėn, viteve tė mėhershme, si nė teori, ashtu dhe nė praktikė, ėshtė mbrojtur kryesisht pikėpamja se natyralizimi pėrbėn njė akt politik, qė s'ka nevojė pėr arsyetime plotėsuese, dhe qė pėr mungesė tė sė drejtės pėr ankimim, nuk ishte as i kontestueshėm. Pėrmes nismės popullore pėr "natyralizime demokratike" inicuesit nxjerrin nė pah se njė vendim i njė dimensioni tė tillė nuk duhet tė dalė pėrmes drejtėsisė, por pėrmes politikės. Vullneti popullor, nė formėn e njė projekti tė pėrpunuar, pėrmban kėrkesat e mėposhtme: Bashkitė duhet tė kenė mundėsinė tė vendosin nė mėnyrė autonome se cili organ mund tė lėshojė tė drejtėn bashkiake tė qytatarisė (natyralizimin). Vendimi natyralizues qė do tė pasojė nga ky organ, duhet tė jetė definitiv, qė do tė thotė se nuk do tė mund tė verifikohet mė nga ndonjė instancė tjetėr. Qėndrimi i Kėshillit federal lidhur me natyrėn juridike tė natyralizimeve Nė kundėrshtim me nismėn popullore, iniciativa parlamentare parashikon qė edhe nė nivelin bashkiak tė sigurohen predispozitat e shtetit juridik, pėrkatėsisht, detyrimi i arsyetimit si dhe garancia pėr rrugė ligjore nė rastin e vendimeve negative, duke garantuar njėkohėsisht dhe mbrojtjen e personalitetit tė paraqitesit tė kėrkesės pėr natyralizim. Kėshilli federal kėtė dispozitė e konsideron si njė rrugė qė duhet ndjekur, pėr ē'shkak kėrkon dhe hedhjen poshtė tė nismės popullore, dhe nė rekomandimin e tij, nė vend tė kėsaj nisme, nėnvizon si njė kundėrpropozim indirekt projektligjin nga Dhoma e kantoneve lidhur me iniciativėn parlamentare Pfisterer. Fushat problematike tė nismės popullore Nė tė vėrtetė, Kėshilli federal niset nga fakti se nisma e paraqitur nuk shkel pėrcaktimet e sė drejtės ndėrkombėtare. Mirėpo, nėse sipas qėllimeve tė iniciuesve nisma do tė interpretohej nė mėnyrėn qė do tė pėrjashtonte ēfarėdo verifikimi juridik pėr njė vendim natyralizimi, kjo gjė do tė ishte nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare. Njė pėrjashtim i tillė do tė ishte nė kontradiktė, nė radhė tė parė, me dispozita tė veēanta tė Konventės ndėrkombėtare pėr eliminimin e ēdo forme tė diskriminimit racial, me ato tė Paktit ndėrkombėtar lidhur me tė drejtat civile dhe politike si dhe me ato tė Konventės europiane pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe tė lirive themelore. Nė rast aprovimi tė nismės popullore, vėshtirėsi plotėsuese do tė kishin dhe kantonet. Aktualisht njė numėr i madh kantonesh, nė kuadėr tė rregullave tė tyre lidhur me natyralizimin, personave aplikues pėr natyralizim u njohin tė drejtėn e ankimimit nė rast tė paraqitjes sė parakushteve tė caktuara. Nė rast aprovimi tė nismės popullore, kėto lehtėsime nuk do tė mund tė sigurohen mė nė gjithė shtrirjen e tyre. Pėr kėto shkaqe Kėshilli federal rekomandon qė kjo nismė popullore tė hidhet poshtė pa ndonjė kundėrpropozim. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme tetor 2006 >>> |