Pagat zvicerane nėn trysni

Vetėm 4 vite pas futjes sė lėvizjes sė lirė tė njerėzve me BE-nė, Federata sindikale e Zvicrės (SGB) konstaton se pagat nė sektorėt pa kontrata tė pėrgjithshme tė punės (GAV) pjesėrisht janė ulur ndjeshėm.

BERNĖ. (30.10.06) Ulja nėn vlerėn reale e shumė pagave nė varėsi tė vendit dhe profesionit, nė vazhdėn e lėvizjes sė lirė tė njerėzve, ėshtė njė realitet, tha sot para gazetarėve Daniel Lampart, sekretar i pėrgjithshėm i SGB. Nė sektorėt me kontrata tė shpallura obligative tė punės pėr tė gjithė, duket sikur dumpingu i pagave, falė definimit tė pagės minimale, ėshtė nėn kontroll. Ndryshe puna nė sektorėt pa kontrata tė pėrgjithshme obligative (GAV), para sė gjithash te punėmarrėsit qė ushtrojnė veprimtari tė thjeshta.

Zhvillime tė llogaritura sipas sektorėve

Federata sindikale llogarit, psh., pėr kopshtarinė, se pagat mesatare nė harkun kohor midis tetorit 2002 dhe tetorit 2004 kanė rėnė pėr 25,6% nė 2.570 franga nė muaj. Pėr 10,9 pėr qind kanė rėnė pagat nė sektorėt e teknologjisė informative dhe tė shėrbimeve pėr ndėrrmarjet, ndėrsa pėr 8,1 pėr qind nė sektorėt e zbavitjes, kulturės dhe sporteve.

Sipas SGB, ndėrkaq, nė sektorėt e ndėrtimtarisė dhe tė hotelierisė, tė cilėt i njohin kontratat e pėrgjithshme obligative tė punės, niveli i pagave nė harkun e njėjtė kohor, pėrkundrazi, ėshtė rritur. Edhe nė vitin nė vazhdim, nė kopshtari, por edhe nė bujqėsi, tek firmat e vogla pastruese/higjenike dhe tek muzikantėt, janė vėnė re gjithnjė e mė shpesh paga nėn vlerėn reale, sqaron Lampart.

Kėrkohen kundėrmasa

SGB kėrkon qė tani pėr sektorėt problematikė tė vihet nė zbatim instrumentariumi i vėnė nė dispozicion me masat paralele kundėr dumpingut tė pagave. Ēelėsi pėr mbrojtjen e pagave janė kontratat e mira tė pėrgjithshme tė punės si dhe pagat minimale, thotė kryetari Rechsteiner.

Kėshtu psh. pagat nė kopshtari mund tė stabilizoheshin pėrmes zgjerimit tė fushės sė vlefshmėrisė sė kontratave vendore kornizė pėr ndėrmarrjet ndėrtimore. Nė rastin e ndėrmarrjeve tė vogla pastruese/higjenike, sipas SGB, mund tė shpalleshin si obligative pagat minimale nga GAV (kontratat e pėrgjithshme tė punės) pėr ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme. Nė sektorin e kulturės shtegu duhet gjetur pėrmes kontratave normale tė punės.

Federata sindikale prezantoi, njėkohėsisht, njė version tė saj tė plotėsuar dhe tė pėrditėsuar tė llogaritarit tė pagave nė internet. Tė dhėnat janė aktualizuar nė bazė tė strukturės sė pėrmbledhur tė pagave 2004 realizuar nga qeveria, ndėrsa numri i sektorėve tė pėrfshirė nė tė ėshtė plotėsuar pėr 7.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme tetor 2006 >>>