HIV-i mė i shpeshtė tek homoseksualėt

BERNĖ. (31.10.06) Brenda tre vitesh numri i tė infektuarve me HIV midis homo- dhe biseksualėve nė Zvicėr ėshtė pothuajse dyfishuar. Enti federal pėr shėndetėsi (BAG) nė raportin e tij tė publikuar sot flet pėr njė tendencė shqetėsuese.

Sipas BAG-ut, qė nga vitit 2004 infektimet me HIV vazhdimisht po shtohen brenda homo- dhe biseksualėve, gjersa numri i pėrgjithshėm i infektimeve ėshtė nė rėnie. Nga tė gjithė meshkujt e infektuar nė vitin 2005, 49,3 pėr qind i takonin grupit tė ashtuquajtur MSM - meshkuj qė bėjnė seks me meshkuj. Nė vitin 2004 ishin akoma 36,5 pėr qind.

Nė kėtė grupim gjer nė fund tė vitit BAG llogarit tė shfaqen dhe rreth 300 infektime tė reja, gjė qė sėrish do tė nėnkuptojė njė shtim tė ndjeshėm. Shumica e meshkujve tė infektuar me virusin HIV janė zviceranė.

Njė tendencė nė Evropėn Perėndimore

Me njė zhvillim tė tillė, sipas BAG, Zvicra nuk ėshtė e vetmuar. Njė tendencė e ngjashme mund tė vihet re nė shumicėn e vendeve evroperėndimore. Pėrgjithėsisht tek meshkujt homoseksualė dhe biseksualė mund tė shquhet tendenca e sjelljes rrezikuese. Gjithnjė e mė shumė meshkuj kanė pasur marrėdhėnie tė pambrojtur seksuale me partnerė tė alternuar.

Por edhe prevencioni qartazi muk mirėpritet mė. Siē shkruan mė tej BAG, njė pjesė e homoseksualėve tregon njėfarė mėrzie, ngaqė mesazhet parandaluese, sipas tyre, cėnojnė ambientin festiv.

Apel organizatave tė tė prekurve

Pėr kėtė shkak BAG kėrkon nga shoqatat e homoseksualėve qė sėrish tė vendosin nė qendėr tė pėrpjekjeve tė tyre parandalimin e HIV-it. Gjithsesi BAG nuk e sheh tė nevojshme tė ndryshohen masat ekzistuese. Shumė mė e rėndėsishme ėshtė qė tė gjitha organizatat qė marrin pjesė nė luftimin e AIDS-it brenda grupimit MSM, tė kooperojnė mė efektivisht.

Se masat parandaluese synojnė aty ku duhet, sipas BAG-ut, tregojnė zhvillimet mes migrantėve dhe personave nga skena e drogės. Tek ta numri i infektimeve ka mundur tė ulet. Gjer nė fund tė shtatorit tė vitit nė vijim nė mesin e tyre janė paraqitur gjithėsej 533 prova me HIV pozitiv. Sipas BAG-ut, kjo i pėrgjigjet vlerave tė vitit 2005, kur gjatė gjithė vitit u paraqitėn gjithėsej 714 raste. Shumica prej tyre, rreth 66 pėr qind, ishin meshkuj. Sipas kėtij institucioni, nė tre vitet e shkuara qe stabilizuar gjerėsisht edhe shkalla e vdekshmėrisė - rreth 90 raste vdekjesh nė vit.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme tetor 2006 >>>