|
|
|
|
|
Raporti i UNDP i vitit 2006 lidhur me zhvillimin e njerėzimit Uji si njė faktor kyē i zhvillimit Para sė gjithash vendet nė zhvillim tregojnė njė deficit kolosal nė fushėn e ujit tė pijshėm dhe tė higjienės komunitare. Kėshtu rezulton nga raporti vjetor i programit zhvillimor tė OKB - UNDP-sė i paraqitur pak kohė mė parė. Siē dėshmon njė fushatė sensibilizuese nė Peru, nė kėtė sektor tė rėndėsishėm ėshtė e angazhuar dhe DEZA. BERNĖ. (05.01.07) Secili njeri do tė duhej qė brenda njė dite tė kishte nė dispozicion sė paku 20 litra ujė tė pastėr, kėtė e kėrkon Raporti vjetor i UNDP-sė 2006 nėn titullin "Jo vetėm ēėshtje ngushtėsie: fuqia, varfėria dhe kriza globale pėr ujė". Realiteti, ndėrkaq, duket ndryshe. Sipas kėtij raporti, 1,1 miliardė njerėz nuk kanė qasje tė rregullt nė ujin e pastėr. Rreth 2,6 miliardė njerėz jetojnė pa pajisje sanitare elementare, si psh. nevojtoret. Si pasojė, pėr kėtė shkak vdesin nga 1,8 milionė fėmijė nga sėmundjet e barkqitjes. Iniciativa "Manos limpias, nińos sanos" Edhe pėr DEZA-n tema e ujit tė pijshėm dhe e higjienės komunitare ėshtė me rėndėsi tė madhe. Kėshtu psh. ajo nė Peru po mbėshtet njė fushatė sensibilizimi qė ka filluar me 2005. Porosia e saj themelore ėshtė: larja e duarve tė mbron nga sėmundjet. Kjo porosi arrin tek shtersat mė tė varfra tė popullsisė, si nė zonat urbane, ashtu dhe nė ato rurale, nė formė inovative, pėrmes emisioneve tė radios dhe televizionit, reklamave nėpėr gazeta si dhe pėrmes internetit. Pos kėsaj, gjer nė fund tė prillit 2006, 3400 persona kanė marrė arsimin e duhur profesional me qėllim qė njohjet e tyre t'i shpėrndajnė direkt tek nėnat dhe fėmijėt. Hapi i parė pėr ndryshimin e zakoneve, e me kėtė edhe pėr uljen e sėmundjeve tė barkqitjes, tashmė ėshtė bėrė. Nė bazė tė anketimit, tani 72% e fėmijėve nėn moshėn 12-vjeēare e njohin rėndėsinė jetike tė larjes sė duarve me sapun - gjė qė nėnkupton njė rritje prej 32 % qė nga fillimi i fushatės. Sipas raportit vjetor tė UNDP-sė, uji dhe shėrbimet sanitare luajnė njė rol kyē nė luftimin e varfėrisė. Nė pajtim me kėtė, DEZA nė kėtė sektor investon mjete tė rėndėsishme, rreth 95 milionė franga nė vit. Investimi ėshtė i levėrdisshėm, thekson Franēois Münger, pėrgjegjės i DEZA-s pėr ēėshtje tė ujit: asgjė nuk ėshtė mė e favorshme dhe mė e dobishme se sa investimet nė furnizimin me ujė dhe nė higjienėn komunitare. Nė kėtė mėnyrė parandalohen sėmundje, shėrimi i tė cilave do tė kėrkonte shpenzime shumėfish mė tė mėdha. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme janar 2007 >>> |