|
|
|
|
|
"Tėrmet gjeotermik" me forcė prej 3,1 nė bazel BAZEL. (09.01.07) Tė shtunėn nė mėngjez sėrish ka pasur dridhje toke nė Bazel: Shėrbimi seizmologjik zviceran (SED) nė orėn 8.19 ka regjistruar njė dridhje tė forcės prej 3,1 tė shkallės sė Rihterit. Epiqendra e tij ka qenė nė afėrsi tė vrimės sė hapur nga projekti gjeotermik qė nė fillim tė dhjetorit shkaktoi njė tėrmet me fuqi prej 3,4. Nė bazė tė njė njoftimi tė Shėrbimit seizmologjik zviceran (SED), sipas nivelit tė sotėm tė dijeve, bėhet fjalė pėr njė pasojė tė presionit tė lartė tė ujit i cili u ēua drejt thellėsive. Ky ujė do tė duhej qė nė njė thellėsi prej 5000 metrash tė plasariste shkėmbinjtė prej graniti pėr t'i bėrė tė pėrshkueshėm nga uji. Mė pas ky ujė do tė tejēohej me qėllim pėrftimi tė ngrohjes dhe tė energjisė. Sipas SED, tėrmeti do tė ketė qenė mjaft i ndjeshėm nė afėrsi tė epiqendrės. Edhe nė lagjet e banimit nė anėn tjetėr tė Rinit ai do tė jetė perceptuar qartė. Sipas njė njoftimi tė pėrgjegjėsve tė projektit nga Geopower Basel AG, tėrmeti pjesėrisht ėshtė perceptuar edhe si njė "zhurmė pėrplasjeje". Policia dhe zjarrfikėsit e Bazelit kanė regjistruar rreth 40 thirrje telefonike; tė plagosur nuk ka pasur. Edhe nė Lörrach e nė Weil tė Gjermanisė policia ka pasur telefonata. Nga njė tėrmet i fuqisė sė tillė SED nuk pret ndonjė dėm. Geopower u lutet tė dėmtuarve tė mundshėm qė gjithsesi tė paraqiten. Pas dridhjes sė ndjeshme tė 8 dhjetorit kanė arritur rreth 450 paraqitje dėmesh. Projekti ėshtė ndėrprerė Atėbotė tėrmeti i shkaktuar nga pilot-projekti gjeotermik, i njė fuqie prej 3,4, pati tmerrruar shumė njėrėz nė Bazel dhe rrethinė. Pas njė duzine tėrmetesh tė dobėta, ai ishte i pari qė u ndje qartė. Si pasojė, drejtuesit e projektit dhe autoritetet vendore u kritikuan gjerėsisht: projekti i ngrohjes nga toka pėrkohėsisht u ndėrpre. Drejtuesit e projektit tė befasuar Pėr drejtorin e projektit, Markus Häring, tėrmeti i ri i ndjeshėm i sė shtunės kishte qenė i papritur. Pas ndėrprerjes sė projektit, presioni i ujit ishte reduktuar nė nivel tė natyrshėm. Ėshtė llogaritur me zhdukjen e ngadalshme tė lėvizjeve, pa pėrjashtuar edhe dridhje tė tjera. Konsekuencat tani akoma janė tė hapura. Vetėm njė javė pas tėrmetit tė 8 dhjetorit Bazeli qe tronditur nga njė tėrmet pasues i njė fuqie prej 2,5 - edhe ky si njė pasojė e vonuar e projektit gjeotermik. Atėherė u tha qė nuk mund tė pėrjashtoheshin tėrėsisht edhe tėrmete tė tjera pasuese tė dobėta. Dhe vėrtetė qė pas asaj kohe pasuan dhe 8 tėrmete tė tjera nėn pragun e perceptimit njerėzor. Ky i sė shtunės, ndėrkaq, sėrish qe i perceptueshėm qartė - pėrafėrsisht, ashtu si kur shembet njė dollap nė banesėn fqinjė. Häring s'mundi tė thoshte gjė se ē'kuptim ka kjo gjė dhe nėse edhe nė tė ardhmen do tė priten dridhje tė tjera tė ndjeshme: mė parė duhen evaluuar tė dhėnat mė tė reja. Pėr njė analizė tė situatės tė shtunėn u takuan me pėrgjegjėsit e projektit kryebashkiakja e qytetit tė Bazelit, Barbara Schneider, dhe shefi i departamentit tė sigurisė, Hanspeter Gass. Nuk u vendos pėr ndonjė masė tė re. Admnistrata e Bazelit parashikohet qė tė marrė vendim lidhur me tė ardhmen e kėtij projekti pionier nga fundi i janarit. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme janar 2007 >>> |