Injorim kufijsh nė rast lufte kundėr terrorit

BERNĖ. (10.01.07) Nė tė ardhmen, nė rastin e njė kėrcėnimi terrorist pėrmes mjeteve fluturuese civile, aeroplanėt luftarakė do tė mund tė fluturojnė pa pengesė sipėr kufijeve tė Zvicrės dhe Gjermanisė.

Qeveria vendore ka miratuar njė marrėveshje ndėrshtetėrore qė mundėson njė bashkėpunim tejkufitar nė rast sulmesh terroriste me mjete fluturuese civile. Siē njofton Departamenti federal pėr mbrojtjen, mbrojtjen popullore dhe sportin (VBS), marrėveshja parashikon njė kėmbim tė gjerė informacionesh lidhur me gjendjen e pėrgjithshme nė trafikun ajror.

Pa ndėrhyrje me armė dhe pa tė shtėna paralajmėruese

Pos kėsaj pėrmirėsohet dhe mundėsia e intervenimit tė tė dy partnerėve nė rastin e njė kėrcėnimi konkret. Kėshtu psh. sipas marrėveshjes, nė tė ardhmen policia ajrore gjatė fluturimit mund tė kapėrcejė kufirin dhe nėn komandėn e vendit pritės tė ndėrmarrė njė identifikim sigurie si dhe tė pėrcjellė dhe tė vėzhgojė fluturaken e dyshimtė. Ndėrkaq, pėr shkak tė bazės ligjore nė Gjermani, me kėtė rast nuk bėn tė pėrdoren armėt, pėrjashtohen, madje, edhe tė shtėnat paralajmėruese.

Marrėveshja do tė jetė nė fuqi para fillimit tė kampionatit evropian tė futbollit Euro 08. Kuvendet federale do tė vendosin pėr tė nė sesionin e ardhshėm veror dhe vjeshtor.

Marrėveshja e tillė ekziston tashmė me Francėn dhe Italinė

Qė nga 11 shtatori 2001 Zvicra ka pėrforcuar bashkėpunimin nė hapėsirėn ajrore me fqinjėt. Me Francėn dhe Italinė ekzistojnė tashmė marrėveshje lidhur me intervenimet tejkufitare tė policisė sė trafikut ajror. Nė kundėrshtim me marrėveshjen me Gjermaninė, me kėtė rast ėshtė parashikuar edhe intervenimi me armė pėr qėllime paralajmėruese.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme janar 2007 >>>