Ngadalėsohet pėrhapja e gripit tė shpendėve

BERNĖ. (11.01.07) Pėr shkak temperaturash tė ulėta nė Zvicėr vijnė mė pak shpendė ujorė pėr dimėrim kėshtuqė rreziku pėr sjelljen e mundshme tė virusit tė gripit tė shpendėve bėhet mė i vogėl. Mirėpo kjo gjė e vėshtirėson, njėkohėsisht, dhe vėzhgimin e virusit.

Me zotėrimin e kushteve klimatike pranverore, shpesėt kanė gjetur ushqim tė bollshėm. Pėr kėtė shkak, shpesė tė ngordhura qė mund tė testoheshin pėr prani tė mundshme tė virusit, momentalisht janė tė rralla, deklaron Marcel Falk, zėdhėnės i Entit federal pėr ēėshtje veterinare, pėr njė reportazhė tė Radios DRS.

Pėr momentin duket e vėshtirė gjithashtu qė tė kapen dhe shpesė tė gjalla pėr prova, shtoi mė tej Falk.

Nėpėr thurimat e pajisura me karrem tė vendosura nė Bodensee dhe nė Sempachersee notojnė mė pak zogj nga sa ėshtė pritur, sepse "thjesht po gjejnė ushqim tė mjaftueshėm rreth e rrotull."

Mirėpo, sipas Falk-ut, nuk ka arsye pėr shqetėsim. "Programi i vėzhgimit pėrbėhet nga tre pjesė. Pjesa e parė dhe e dyta kanė tė bėjnė me kontrollin shpeseve tė ngordhura apo tė kapura nėpėr kosha. Pjesa e tretė ka tė bėjė me gjuetinė e shpesėve ujorė."

Vėzhgimi nuk rrezikohet

Provat mė tė shumta hė pėr hė janė bėrė nga gjuetia, ngaqė kjo metodė nuk varet nga rrethanat e motit, thotė Falk. Pėrgjithėsisht, vėzhgimi nuk rrezikohet nga rrethanat klimatike, por vetėm sa po ngadalėsohet.

Programi i vėzhgimit ka filluar nė tetor tė vitit tė shkuar. Deri tė enjten janė testuar gjithėsej 300 shpesė ujorė. Nė asnjėrin prej tyre nuk ėshtė konstatuar virusi i gripit tė shpesėve H5N1, thotė Falk.

Mirėpo pėr njė pezullim tė gjendjes alarmante ose pėr ndonjė shtendosje tė mundshme tė detyrimit nė fuqi pėr shtallėzim tė shpesėrisė Falk nuk do tė dėgjojė. "Edhe gjatė temperaturave tė larta mund tė paraqitet ndonjė rast." Dhe po qe se pastaj do tė shpėrthente tė ftohtit, pėrhapja e virusit tė gripit tė shpesėve papritur mund tė pėrshpejtohet.

"Ne vetėm nė mars mund tė vlerėsojmė se si po zhvillohet dimri dhe se si po zhviillohet edhe gjendja e gripit tė shpesėve nė kėtė periudhė" - thotė Falk.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme janar 2007 >>>