Kandidatėt pėr "Anti-Oskar"

Manifestuesit kundėr WEF kanė vėnė nė shėnjestėr Ikea-n, Novartis-in dhe Ruag-un

BERNĖ. (12.01.07) Dy javė pėrpara fillimit tė Forumit Ekonomik Botėror nė Davos (WEF) organizatorėt e manifestimit kundėr WEF-it kanė nominuar kandidatėt pėr ēmimin "Public Eye" (Public Eye Awards). Kandidatėt pėr "anti-oskarin" e sivjemė nė mes tjerėsh janė dhe Ike-a, Novartis-i dhe Ruag-u.

Zatėn, askush nuk shpėrblehet me njė ēmim tė quajtur "Public eye". Ēmimet, tė cilat sivjet ndahen pėr tė tretėn herė, dekorojnė, nė fakt, koncernet me "sjellje veēanėrisht tė papėrgjegjshme".

Siē bėnė tė njohur tė enjten e shkuar tė dy organizatorėt e manifestimit, "Erklärung von Bern" (EvB) dhe Pro Natura, ishin propozuar mbi 40 firma tė huaja dhe vendėse. Pėr zgjedhje tani gjenden gjithėsej 9 ndėrmarrje nė tre kategori tė ndryshme.

Projekti minerar, municioni i kalibrit tė vogėl dhe generika

Pėr herė tė parė me ēmimin "Swiss Award" paraqitet dhe njė ēmim vetjak pėr firmat me seli nė Zvicėr. Kėtu nė listė figurojnė grupi i Zug-ut pėr lėndė tė para - Xstrata, koncerni i Bernės pėr armatime dhe teknologji - Ruag, dhe koncerni farmaceutik Novartis. Xstrata kritikohet pėr njė projekt minerar nė Australi, ndėrsa koncerni i kontrolluar nga qeveria, Ruag, nė mes tjerash, edhe pėr shkak tė prodhimit prej tij tė municionit kalibėrvogėl.

Nė anėn tjetėr, Novartisi ka kontestuar me gjyq ligjet patentuese hindiane me qėllim qė tė pengojė prodhimin e medikamenteve zėvendėsuese generika. Po ta fitojė gjyqin Novartisi, kjo gjė do t'u kushtojė me jetė shumė tė sėmurėve me kancer nėpėr vendet nė zhvillim, sqaroi Oliver Classen nga EvB.

Nė kategorinė "Global Award" janė nominuar tregtuesi holandez i lėndėve tė para Trafigura, fabrika suedeze e mobiljeve Ikea dhe prodhuesi japonez i gomave Bridgestone.

Pėr "Positive Award" janė propozuar tregtuesi me pakicė - Coop, zingjiri hollandez i lėndėve ushqimore biologjike Eosta, si dhe zingjiri britanik i shtėpive tė mallėrave Marks&Spencer. Me kėtė ēmim pozitiv nderohet njė iniciativė ndėrmarrėse udhėrrėfyese, tha Sonja Ribi nga Pro Natyra.

S'mungojnė dhe shpėrblimet pozitive

"Positive Award" ekziston pėr njė rreze shprese nė botėn e koncerneve. Coop-i paraprin pėr shkak tė angazhimit tė tij shumėvjeēar pėr njė bujqėsi biologjike.

"Plaēkitja e vendeve dhe popujve mė tė varfėr mbetet njė bazė afariste e shumė koncerneve mė tė mėdha edhe nė konjunkturėn e lartė sunduese", thotė Classen.

"Public Eye Awards" u tregojnė anėtarėve tė WEF-it dhe koncerneve tė tjera se ata i shikon pėrmes gishtėrinjve njė opinion publik kritik. Ndarja e ēmimeve pėrbėn njė "platformė publike ku dalin nė shesh shumė anė tė errėta tė njė globalizmi tė dhėnė pas profitit", sqaroi Ribi.

Ēmimet do tė ndahen ditėn e hapjes sė WEF-it mė 24 janar nė Davos. Manifestimi do tė moderohet nga kabaretisti Patrick Frey.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme janar 2007 >>>