|
|
|
|
|
DEZA po e pėrforcon luftėn pėr kredi tė favorshme BERNĖ. (18.01.07) Drejtoria pėr zhvillim dhe bashkėpunim (DEZA) do tė koncentrohet nė 14 vende me prioritet tė veēantė dhe nė 12 fusha tematike. Ajo do tė angazhohet nė mėnyrė tė veēantė pėr kredi tė favorshme pėr vendet e varfra, pėr luftimin e korrupsionit dhe pėr reforma nė OKB. "Qėllimi ynė ėshtė qė pėrmes resurseve nė dispozicion tė arrihen efektet mė tė mira tė mundshme", sqaroi drejtori i DEZA-s, Walter Fust, pėr mediat nė Bernė. Gjeografikisht DEZA do tė reduktojė vendet me prioritet tė veēantė deri mė 2010 nga 17 nė 14. Nė kėto vende me prioritet rrjedhin 65 deri 75 pėr qind tė ndihmės bilaterale. Tė goditura janė vende si Ekuadori, prej ku DEZA po tėrhiqet, si dhe India dhe Butani, ku angazhimet e saj do tė ngushtohen. Nė bashkėpunimin me Lindjen deri nė fund tė vitit do tė pėrfundojnė dy programe vendore (nė dy vendet e reja tė BE-sė, nė Rumani dhe Bullgari). Duke qenė se nė bazė tė ligjit mė tė ri pėr ndihmėn pėr Lindjen, njė pjesė e mjeteve rrjedh nė "miliardin e kohezionit" pėr vendet e reja tė BE-sė, programet tradicionale tė ndihmės lindore do tė reduktohen: Fusti pėrmendi si shembull Rusinė, ku ndihma do tė pėrqendrohet nė Kaukaz. Pėrqendrimi tematik Tematikisht dėshirohet koncentrimi nė tema tė tilla si shėndetėsia, arsimi, komplekset ujore, bujqėsia, ekonomia dhe biznesi, mbrojtja mjedisore, shteti juridik, parandalimi i konflikteve, migracioni ndėrkombėtar si dhe integrimi ekonomik. Bashkėpunimi zhvillimor zviceran do qė mė 2007-ėn tė angazhohet nė mėnyrė tė veēantė qė vendet e varfra tė kenė qasje nė kredi tė favorshme. Nė negociatat midis Bankės botėrore dhe bankave zhvillimore rajonale DEZA do tė angazhohet fuqimisht pėr rimbushjen e kazanit pėrkatės kreditor. Njė tjetėr pikė e fokusuar ėshtė reforma nė sistemin e ndihmės zhvillimore tė OKB. Nė rrafashin vendor OKB do tė duhej tė paraqitej si njė sistem dhe tė ofronte njė buxhet vendor, kėtė e duan Zvicra dhe vendet tjera perėndimore. Tani duhet qė pėr kėtė koncept tė bindet dhe grupi 77 (vendet nė zhvilim). Pėr vitin 2007 DEZA ka buxhetuar pėr ndihmėn zhvillimore, humanitare dhe atė pėr Lindjen gjithėsej 1,3 mrd. franga. Kjo pak a shumė ėshtė nė lartėsinė e viteve tė mėparshme. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme janar 2007 >>> |