|
|
|
|
|
Nė Zvicėr uragani Kyrill shkakton dėme tė lehta Me 225 kilometra nė orė uragani "Kyrill" ka arritur dhe alpet zvicerane. Nė ultėsira ai ishte mbi 100 km/h. Nė Cyrih pati dy tė plagosur lehtė. Dėme tė mėdha nuk janė lajmėruar. BERNĖ. (19.01.07) Siē njofton shėrbimi meteorologjik Meteomedia, vlera mė e lartė nė gjithė Europėn prej 225 kilometrash nė orė u regjistrua nė Konkordiahütte (Kasolla e Konkordias) nė masivin akullnajor zviceran Aletsch. Meteoschweiz kėtė vlerė nuk e vėrtetoi dot. Mund tė rezultojnė vlera tė ndryshme sipas metodės matėse, tha njė zėdhėnės i shėrbimit meteorologjik nacional. Sipas tė dhėnave tė Meteoschweiz, stuhitė maksimale nėpėr rrafshira kishin arritur deri nė 100 km/h. Nė Cyrih, madje, kishin qenė 132 km/h ndėrsa nė Lucern 112 km/h. Nė Jungfraujoch u regjistrua shpejtėsia mė e madhe e erės prej 150 km/h; sidoqoftė, nė Säntis ajo kishte arritur shpejtėsisnė prej 144 km/h. Tė lėnduar nė Cyrih Nė Cyrih njė pensioniste pėsoi lėndim nė supe nga njė pllakat i hedhur nga shakullina nė Bellevue. Njė pensionisti i ra mbi kokė njė saksi. Nė aeroportin Cyrih-Kloten janė anulluar dhe 14 fluturime tė tjera. Qė nga paraqitja e shtėrngatės janė regjistruar gjithėsej 105 anullime qė kanė goditur disa mijėra veta. Te Gontenbad AI nė mėngjez njė bredh u rrėzua sipėr pėrēuesve elektrikė tė hekurudhave tė Appenzellit. Tė lėnduar nuk pati. Qarkullimi i trenave midis Appenzellit dhe Gontenit u ndėrpre. Sipas tė dhėnave tė SBB qė nga paraditja sėrish po qarkullojnė trenat midis Kreuzlingenit dhe Konstancės. Nė Bodense sėrish po lundron autoboti midis Romanshornit dhe Fridrichshafenit. Pemė tė rrėzuara Nė trafikun rrugor nuk pati ndėrprerje tė mėdha, vetėm ndonjė rrugė u desh tė bllokohej pėr shkak tė pemėve tė rrėzuara. Kėshtu psh. shumė prej afro 40 lajmėrimeve qė u paraqitėn gjatė natės nė policinė kantonale tė Cyrihut, kishin tė bėnin me pemėt e rrėzuara, qė kishin bllokuar rrugėn. Nė policinė kantonale tė Bernės kishin arritur 40 lajmėrime pėr dėme. Deri nė mesditė duhet llogaritur edhe mė tej me stuhi. Pasdite, sipas Meteoschweiz, shtėrngata do tė bjerė krejtėsisht. Nė Europė 40 tė vdekur nga shtėrngata Pas uraganit tė rėndė "Kyrill" numri i viktimave me pasojė vdekjen nė Europėn e mesme dhe perėndimore u rrit deri tė premten nė mėngjez nė 40 veta. Nė Britaninė e Madhe u lajmėruan 12 raste vdekjesh, nė Gjermani 10, nė Holandė 6 dhe nė Ēeki 4. Bilanci mė i ri i viktimave nga Polonia jep 4 tė vdekur. Nė Francė vdiqėn dy veta nė veri tė vendit, ndėrsa nė Belgjikė, sipas njoftimeve nga shtypi, ka pasur sė paku dy tė vdekur nga shtėrngata. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme janar 2007 >>> |