Nėnshkruhet Marrėveshja pėr Kampionatin europian tė futbollit Euro 8

BERNĖ. (23.01.07) Numėrimi zbritės pėr Kampionatin europian tė futbollit mund tė fillojė. 500 ditė pėrpara fishkėllimės sė bilbilit, qytetet nikoqire, si Cyrihu, Berna, Bazeli dhe Gjeneva kanė nėnshkruar me UEFA-n tė ashtuquajturėn kartė Host-City. Marrėveshja pėrmban tė drejtat dhe detyrimet e palėve kontraktuese si dhe rregullon organizimin e pėrbashkėt tė projektit.

Kampionati europain i futbollit tani edhe formalisht ėshtė njė ēėshtje e kryer. Tė martėn nė Cyrih u nėnshkruan marrėveshjet pėr bashkėpunim tė tė katėr qyteteve nikoqire me Euro-n 2008 SA, qė pėrfaqėson njė bijė tė Unionit europian tė futbollit (UEFA). Tė merkurėn nė Vjenė pason ceremonia pėrkatėse pėr Austrinė. Pėrmes kėsaj marrėveshjeje Bazeli, Berna, Gjeneva dhe Cyrihu, ashtu si dhe Insbruk-u, Klagenfurt-i, Salzburg-u dhe Vjena, i nėnshtrohen rregullave tė ashpra tė UEFA-s.

Secili qytet nikoqir pėrfiton nga UEFA, krahas kohėve tė emitimit televiziv si dhe reklamave tė stadiumit, edhe njė numėr tė kufizuar biletash hyrėse tė lira dhe dedikuar pėr shitje. Pos kėsaj, 750 bileta pėr takim janė caktuar pėr popullsinė e qendrave pėrkatėse sportive.

Njė festė sportive e treta pėr nga madhėsia nė botė

Euro 08 do tė startojė nė Bazel me 7 qershor. Zvicra bashkė me Austrinė bėhen kėshtu nikoqire tė njė manifestimi sportiv tė tretė pėr nga madhėsia nė botė. Mė tė rėndėsishme janė vetėm lojėrat olimpike si dhe kampionatet botėrore tė futbollit.

Bileta pėr blerje zyrtarisht do tė ketė prej 1 marsit; mė thjesht kjo gjė mund tė bėhet nė webfaqen www.euro2008.com. Bileta e stadiumit vlen njėkohėsisht edhe si biletė udhėtimi nė rrjetin e trafikut publik pėr 36 orė. Modalitetet e shitjes sė biletave janė thjeshtuar nė krahasim me kampionatin botėror. Tani nuk do tė regjistrohet secili vizitor individualisht. Biletat hyrėse mund t'u jepen pa problem pjesėtarėve tė tjerė tė familjes si dhe miqėve. Do tė evidentohet, ndėrkaq, vetėm emri i blerėsit: ēdo qytetar mund tė blejė mė sė shumti 4 bileta.

Faza e parė e shitjes e njė kontingjenti prej rreth 30 pėr qind (290.000 bileta) do tė pėrfundojė me 31 mars. Nė rast porosish pėrtej mundėsive vendos zari. Duke qenė se stadiumet janė mė tė vogla, do tė ketė, ndėrkaq, ndjeshėm mė pak bileta se sa nė rastin e kampionatit botėror, mirėpo pėr kėtė shkak secili ekip do tė marrė 20 % tė kapacitetit pėr lojė pėr fansat e tij. Nė rastin e kampionatit botėror bėhej fjalė vetėm pėr 8 pėr qind.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme janar 2007 >>>