Zvicra tejet e motorizuar

NEUENBURG. (25.01.07) Nė ēdo dy banorė njė automobil: Zvicra bėn pjesė kėshtu ndėr vendet mė tė motorizuara europiane. Nėpėr rrugėt e saj qarkullojnė mbi 5 milionė automjete tė regjistruara. 70 pėr qind syresh janė vetura.

Siē njofton Enti federal statistikor, mė 30 shtator 2006 nė Zvicėr ishin tė regjistruara 5.11 milionė automjete, 65 mijė mė shumė se vitin paraprak. Shumicėn dėrrmuese e pėrbėnin veturat. Pasonin motoēikletat (609 mijė) si dhe kamionėt e furgonėt (314 mijė).

Kėtyre u shtohen dhe 185 mijė automjete bujqėsore me targa tė blerta si dhe 53.500 automjete industriale me targa blu dhe kafe. Kusurin e fondit e pėrbėjnė busėt, kamionetat dhe autoshtėpizat.

Nė Europa-Top

Nė 1000 banorė i bie tė jenė 523 vetura. Nė kėtė mėnyrė, Zvicra bashkė me Gjermaninė, Italinė, Lihtenshtainin, Luksemburgun, Portugalinė dhe Islandėn, bėn pjesė ndėr vendet tejet tė motorizuara tė Europės. Nė kundėrshtim me kėto vende, shkalla e motorizimit e vendeve tė Europės Veriore ėshtė mė e ulėt.

Nė Zvicėr ka mė shumė vetura nė vendet rurale se sa nėpėr qytete, ndėrkaq nė qytete mė shumė motoēikleta se sa nė fshatra. Numri i veturave nė zonat rurale sillet nė 546 makina nė 1000 banorė, gjersa nėpėr qytete vetėm 515. Makinat 4WD (me shtytje 4-rrotėshe) ndeshen mė shpesh nė fshatra se nė qytete (23 kundrejt 14 pėr qind).

Nė rastin e veturave, 88 pėr qind syresh punojnė me benzinė ndėrsa 12 pėr qind me naftė (diesel). Automjetet me burime tė tjera energjetike (elektricitet ose gaz) pėrbėjnė mė pak se 0,2 pėr qind. Kėtu janė llogaritur dhe automjetet hibride, qė vihen nė lėvizje edhe me benzinė.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme janar 2007 >>>