|
|
|
|
|
Forumi i hapur nė Davos Calmy-Rey: "Njė kulturė unikale do tė ishte fundi i kulturės" DAVOS. (29.01.07) Presidentja federale Micheline Calmy-Rey pėrkujtoi nė Davos traditėn shumėkulturore nė Zvicėr dhe apeloi: "Edhe sot ne duhet tė krijojmė vend pėr etni tė ndryshme." Nė fjalimin e saj qė hapi diskutimin e podiumit nė manifestimin paralel Forumi i hapur tė WEF, lidhur me temėn "Shoqėria multikulturore: njė iluzion?", Micheline Calmy-Rey pėrkujtoi faktin se njė shoqėri multikulturore qysh nė vitet 90 pati shkaktuar asociacione optimiste. "Multi-kulti bėn qė bota tė shfaqet mė interesante, mė shumėngjyrėshe, mė e larmishme." Nė ndėrkohė ky nocion nė ndonjė rast u shndėrrua dhe nė sharje. Mirėpo, edhe zviceranėt kanė identitete tė ndryshme. Ajo vetė ėshtė njė zviceranoperėndimore, njė femėr, e edukuar si katolike dhe socialdemokrate. "Mirėpo si ministre unė pėrfaqėsoj edhe gjermanozviceranėt, hebrenjtė dhe muslimanėt." Pėrmes izolimit akoma mė tė huaj Nė kombin e vullnetshėm katėrgjuhėsh zviceran secili grupim duhet tė respektojė edhe tė tjerėt nė ndryshueshmėrinė e tyre. "Tė gjithė kanė tė drejtėn qė tė krenohen me identietin e tyre. Federalizmi ėshtė njė mozaik shumėngjyrėsh, njė barazpeshė e drejtpeshuar." Migracioni qė prej kohėsh e ka pasuruar kėtė vend. Ardhacakėt gur pas guri janė pėrfshirė nė kėtė mozaik. "Shikuar historikisht, Zvicra pėrbėn njė histori tė pashembullt suksesi nė integrim." Kryeministrja pranoi se migracioni mund tė ēojė edhe nė tendosje, "por pėrmes izolimit, tė huajt bėhen akoma mė tė huaj. Ndėrkaq vlerat nuk janė direktiva. T'i zhvillosh mė tej vlerat, t'i kėmbesh ato me tė tjerėt, kjo pėrbėn njė proces shoqėror", pasiqė: "Kultura gjithmonė ėshtė multi, njė kulturė unikale do tė ishte fundi i kulturės." Minaretė: dalja nga statusi i ulėt Diskutimi i mėtejshėm u soll para sė gjithash rreth raporteve midis zviceranėve dhe migrantėve muslimanė. Me kėtė rast u bė fjalė pėr problematikėn e migrimit dhe pėr qasjen ndaj pakicave religjioze, tha Rifa'at Lenzin, studjuese e islamizmit dhe nėnkryetare e Grupimit ndėrfetar tė punės tė Zvicrės. "Bota e krishterė e ka tė vėshtirė integrimin e bashkėsive tė tjera fetare. Madje edhe religjioni ēifut sot e kėsaj dite nuk ėshtė i njohur zyrtarisht nė tė gjitha kantonet." Tė mundėsosh ndėrtimin e minareve, kjo do tė thoshte gjithashtu t'u japėsh njė shans muslimanėve qė tė dalin nga statusi i ulėt i sallave tė depove, garazhave dhe bodrumeve dhe nė kėtė mėnyrė "tė krijosh transparencėn". "Integracioni ėshtė njė punė e mundimshme" Zviceranėt nuk janė kundėr ushtrimit tė religjioneve, por kundėr "bėrjes sė tyre tė dukshme publikisht", ndėrhyri Thomas Wipf dhe pėrkujtoi lirinė e fesė dhe tė besimit. Presidenti i Lidhjes kishtare ungjillore mbrojti pikėpamjen qė integracioni s'duhet bėrė nė mėnyrė pasive por aktive. "Politika e migracionit nuk duhet pėrmbushur me tė drejtėn ndėrtimore. Integracioni kėrkon njė angazhim tė mundimshėm." Jam ftuar "tė luaj rolin e tė keqit", e mori me shpoti deputeti i Kėshillit nacional nga SVP-ja e Cyrihut, Hans Fehr. "Muslimanėt, janė njerėz qė pjesėrisht nuk e akceptojnė sistemin tonė juridik". Sheriati - e drejta islame - duket sikur ka njė status mė tė lartė "se sa normat tona juridike." Dialogu dhe shpėrbėrja e paragjykimeve Pos kėsaj, ndryshimet nė mentalitet midis vendėsve dhe muslimanėve janė tė mėdha. Ndonjėherė dhuna nė zgjidhjen e ndonjė konflikti luan njė rol krejt tjetėr. Kjo ēon pastaj nė shkaktimin e problemeve nėpėr shkolla dhe nė kriminalitet. Susan Collin Marks nga OJQ-ja e specializuar pėr zgjidhjen e konflikteve "Search for Common Ground" pėrkujtoi bisedimet e suksesshme tė pajtimit nė Afrikėn e Jugut dhe mbrojti idenė e dialogut, koekzistencės, tė zhdukjes sė paragjykimeve dhe tė vendosjes sė besimit reciprok. Ē'ėshtė nė fakt "Forumi i hapur" nė Davos Forumi i hapur nė Davos ėshė njė manifestim i pėrbashkėt i Lidhjes kishtare ungjillore tė Zvicrės dhe Forumit ekonomik botėror. Sivjet, mė 2007, ky forum u mbajt pėr tė pestėn herė me radhė dhe pėrbėhej nga shtatė diskutime podiumi (tribuna) lidhur me temat e ndihmės zhvillimore, pagat e menaxherėve dhe ndryshimet klimatike. Nė kundėrshtim me Forumin ekonomik botėror tė izoluar nė mėnyrė hermetike nga forcat policore dhe ushtarake, Forumi i hapur ishte publik. Njė ide e Forumit tė hapur ėshtė edhe qė pėrmes tij tė pėrfshihen zėrat e kritikėve tė globalizimit nė WEF (Forumin ekonomik botėror). snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme janar 2007 >>> |