Ndihma zvicerane pėr ēminim nė Liban

BERNĖ. (30.01.07) Qeveria po e zgjeron ndihmėn pėr Libanin nė eliminimin e bombave tė paeksploduara dhe tė minave. Departamenti federal pėr mbrojtje, mbrojtje civile dhe sport (VBS) si dhe Drejtoria pėr zhvillim dhe bashkėpunim (DEZA) e Departamentit pėr punė tė jashtme (EDA) i kanė ofruar programit tė OKB sisteme tė tjera speciale pėr eliminimin e granatave tė paeksploduara duke ndihmuar qeverinė libaneze me materiale sigurie dhe minaspastruese si dhe me njė ambulancė.

Popullsia civile nė Liban po vuan akoma efektet e luftės nga vera e shkuar. Me kėrkesėn e OKB, nė shtator 2006 armata zvicerane i livroi Programit civil tė OKB pėr spastrimin e minave nė vendin pėrkatės gjithėsej 1300 sisteme speciale pėr shkatėrrimin pa prekje tė granateve tė pashpėrthyera dhe tė minave. Njė pjesėtar i Qendrės profesioanele tė armatės zvicerane pėr spastrimin e minave dhe pėr eliminimin e mjeteve tė luftės (Siguria ushtarake) po i trajnon aktivistėt nė Libanin e jugut pėr njė javė nė pėrdorimin e kėtyre sistemeve tė thjeshta.

Nė bazė tė nevojave konkrete nė vend Zvicra do tė livrojė edhe 2000 sisteme tė tjera speciale pėr programin e OKB nė Liban. Pėrdorimi i kėtyre sistemeve tashmė ėshtė dėshmuar nė Liban dhe po i kontribuon thelbėsisht sigurisė sė personelit tė programeve minaspastruese.

Qė prej dy vitesh e gjysmė njė ekspert i VBS ėshtė duke punuar nė qendrėn e OKB pėr spastrimin e minave nė Bejrut nė fushėn e administrimit informativ. Ky sistem i financuar nga Zvicra dhe i pėrpunuar nga Qendra e minave pėr sisteme tė zhvilluara informative pėr minat (IMSMA) ėshtė nė pėrdorim nė Liban qė prej 6 vitesh. Edhe nė krizėn aktuale IMSMA po ofron informacione tė dobishme qė po i lehtėsojnė operacionet e ekipeve tė spastrimit. Pos kėsaj ėshtė planifikuar qė qė nga pranvera e ardhshme t'i vihet nė dispozicion OKB njė ekspert pėr kontrollin e cilėsisė.

Zyra e DEZA-s nė Bejrut mbėshtet Programin nacional tė ēminimit me 278 mijė franga pėr blerjen e materialit minaspastrues e tė sigurisė, si rroba mbrojtėse, detektorė metalikė, pajisje mjekėsore si dhe njė ambulancė. Angazhimi i DEZA-s ka pasuar nė kuadėr tė tė ashtuquajturit Early Recovery Program. Ky program do tė zbatohet me kredinė e deklaruar nga qeveria prej 20 milionė frangash nga tė cilat 14,5 milionė franga pėr Libanin dhe 5,5 milionė franga pėr territoret e pushtuara palestineze.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme janar 2007 >>>