|
|
|
|
|
Kėrkohet e drejta e azilit pėr viktimat e trafikut dhe tė prostituimit tė femrave BERNĖ. (06.03.07) Njė javė pas hedhjes nė erė tė njė zingjiri tė trafikut tė qenieve njerėzore nė hapėsirėn dritėkuqe zvicerane (aludohet nė kuartet qytetėse ku ushtrohet prostitucioni, vėr. e pėrkth. BE), Organizata mbi mbrojtjen e tė drejtave njerėzore Terre des Femmes kėrkon njė mbrojtje afatgjatė pėr viktimat. Grave dhe vajzave qė janė kontrabanduar, trafikuar dhe detyruar pėr prostitucion, u duhet dhėnė strehimi, njoftoi kjo organizatė tė martėn. Sipas Terre des Femmes, viktimave tė trafikut tė qenieve njerėzore dhe prostitucionit u duhet ofruar njė perspektivė se su mund tė zhvillohet mė tej jeta e tyre. Nė secilin rast, femrave dhe vajzave tė tilla u duhet siguruar strehimi. Vetėm kėshtu kėtyre femrave mund t'u transmetohet mbrojtja dhe siguria, thuhet mė tej. Kodoshėt, tė cilėt kanė pėrfituar nga shėrbimet e prostitutave tė tilla duke ditur pėr fatin e tyre tė keq, duhen vėnė pėrpara drejtėsisė. Kėrcėnohet deportimi Kėto femra nė shumicėn e tyre janė sjellė ilegalisht nė Zvicėr. Sipas Terre des Femmes, trafikantėt e qenieve njerėzore ua kanė marrė atyre dokumentat dhe nėn kėrcėnimin e dhunės i kanė detyruar pėr prostitucion. Sipas vlerėsimeve zyrtare, nė Zvicėr bėhet fjalė pėr rreth 3000 femra tė tilla. Me rastin e aksionit tė sė martės mbrėma kundėr trafikut tė qenieve njerėzore, nėpėr shumė kantone zvicerane, krahas 16 pjesėmarrėsve tė pandehur janė arrestuar dhe 24 femra si viktima dhe si dėshmitare. Atyre tani u kėrcėnohet deportimi. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme mars 2007 >>> |