|
|
|
|
|
Pjesėmarrja e femrave nė parlament: zvicra ca shkallė mė poshtė GJENEVĖ. (07.03.07) Femrat zvicerane, nė raport me botėn, pėrfaqėsohen keq nė parlament: sipas klasifikimit vjetor tė Unionit interparlamentar (IPU), Zvicra ka rėnė nga vendi i 27-tė nė atė tė 31-tin. Para dy vitesh ajo, madje, ishte nė vendin e 22-tė. Zvicra po humbet pozita ngaqė pėrfaqėsimi parlamentar i femrave, qė nga zgjedhjet federale tė 2003-tės, ka mbetur stabil - nė kundėrshtim me vendet tjera ku pjesėmarrja e tyre vazhdimisht ėshtė rritur. Pjesėmarrja e femrave nė Kėshillin nacional pėrbėn 25 pėr qind, ndėrsa nė Dhomėn e kantoneve 23,9 pėr qind. Ka mundėsi qė zgjedhjet federale tė tetorit kėtė tendencė zbritėse tė Zvicrės ta pėrmbysin. Pararendės absolut lidhur me pėrfaqėsimin e femrave nė parlament ėshtė njė vend afrikan: Ruanda me 48,8 pėr qind. Pasojnė suedezėt me 47,3 pėr qind dhe Kosta Rika me 38,6 pėr qind, duke ndarė vendin e dytė dhe tė tretė. Vendet pasuese mbulohen pothuajse krejtėsisht nga vendet verieuropiane: Finlanda (38 pėr qind), Norvegjia (37,9 pėr qind) dhe Danimarka (36,9 pėr qind) si dhe Holanda (36,7 pėr qind). Dy vende fqinje janė plasuar nė listė shumė mė lart nga Zvicra: Austria, me 32,3 pėr qind, zė vendin e 14-tė, e pasuar nga Gjermania, me 31 pėr qind, nė vendin e 15-tė. Pėrkundrazi, Franca, me 12,2 pėr qind, pėrplaset nė vendin e 86-tė. Po edhe Italia, qė pati pėrtėritur parlamentin e saj vitin e shkuar, nuk ėshtė plasuar esencialisht mė mirė: nė vendin e 63-tė me 17,3 pėr qind. Mirėpo njė sinjal pozitiv, pėr sa i takon pėrfaqėsimit tė femrave nė parlament, Zvicra e jep gjithsesi me presidenten femėr tė Kėshillit nacional: Christine Egerszegi-Obrist (FDP/AG) kėtė vit ėshtė zviceranja mė superiore. Vetėm 35 vende tė tjera nė mesin e gjithėsej 262 vendeve, kanė njė femėr pėr kryetare tė parlamentit. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme mars 2007 >>> |