Couchepin do qė prindėrit migrantė t'i kyē mė efektivisht

CYRIH. (10.04.07) Ministri i arsimit Pascal Couchepin dėshiron qė prindėrit migrantė t'i lidh mė efektivisht pėr institucionet shkollore. Nė kontekst tė incidenteve nėpėr klasat problematike shkollore tė Cyrihut, ai ka konstatuar qėndrime neglizhente tek autoritetet. Sėrish janė bėrė tė njohura rastet e nxėnėsve qė u janė kėrcėnuar mėsuesve dhe kolegėve tė tyre.

Nė intervistat e dhėna pėr gazetat e tė djelave "Le Matin dimanche" dhe "SonntagsBlick" ministri Pascal Couchepin i ka karakterizuar ndodhitė nėpėr klasat shkollore tė Cyrihut si njė katastrofė tė pabesueshme. Po qe se 17 nxėnės tė njė klase nuk flasin dot gjermanisht, problemi nuk qėndron tek fėmijėt ballkanikė por tek institucionet tona, tha ai.

Pa masakrime politike

Ministri Couchepin apeloi qė fėmijėt me pėrkatėsi gjuhėsore jozvicerane tė shpėrndahen nėpėr shumė klasa. Nė Zvicėr janė, ndėrkaq, me mijėra tė rinj nga Ballkani qė nuk kanė shkaktuar ndonjė problem. Pėr kėtė shkak ėshtė krejt e pakuptueshme se si rasti i njė klase shkollore, e cila pėr dy vjet u paskėsh futur tmerrin 6 mėsuesve, tė shndėrrohet nė njė problem etnik. Nuk bėhet fjalė qė ajo tė masakrohet politikisht.

Pėr tė mbėshtetur integrimin, sipas ministrit Couchepin, duhet qe nė institucionet shkollore tė ketė mė shumė vend pėr njerėz nga Ballkani. "Njė prind zviceran e di se tė kėrcėnosh mėsuesin nuk fiton asgjė", tha ai. Pėr tė ata tė tjerėt, ndėrkaq, shteti ėshtė njė armik. Ata do tė donin qė problemet t'i zgjidhnin vetė, duke qenė se nė vendlindjen e tyre shteti nuk merret seriozisht.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme Prill 2007 >>>