|
|
|
|
|
Dobėsia nė tė lexuar dyfishon rrezikun nga papunėsia BERNĖ. (12.04.07) Kush nuk lexon dhe nuk kupton dot gjėnė e shkruar, bart njė rrezik dyfish mė tė lartė pėr t'u bėrė i papunė. Nė kėtė mėnyrė e meta e (mos)leximit ka pėr pasojė njė kosto ekonomike prej 1,1 miliard frangash. Nė kėtė rezultat ka ardhur njė studim i zyrės pėr studime nga fusha e politikės sociale dhe tė punės (BASS). Shoqata ombrellė e Shkrim-leximit kėrkon nga qeveria dhe nga kantonet njė angazhim mė tė fuqishėm nė luftėn kundėr iletrizmit (analfabetizmit). Sipas hulumtimit tė prezantuar nė njė konferencė pėr mediet nė Bernė nga Zyra pėr studime nga fusha e politikės sociale dhe tė punės (BASS), nga dobėsia nė tė lexuar nė Zvicėr janė tė prekur mė se 1 milion veta tė aftė pėr punė. Pothuajse dy tė tretat prej tyre e kanė tė kryer sė paku gjysmėn e shkollimit tė tyre nė Zvicėr, gjersa 60 pėr qind pohojnė se gjuha e testimit ka qenė gjuha e tyre amtare. 40 pėr qind syresh nuk kanė arsim profesional. Njė nė gjashtė persona tė punėsuar dėshmon njė aftėsi tejet tė dobėt gjatė leximit dhe kuptimit tė interpretimeve skematike. Sipas drejtuesit tė studimit, Jürg Guggisberg, analiza tregon se tė prekurit nga dobėsia nė tė lexuar, krahasuar me tė paprekurit me tipare tė njėjta pėr sa i pėrket nivelit arsimor, moshės dhe gjinisė, i nėnshtrohen njė rreziku dyfish mė tė lartė pėr t'u bėrė tė papunė. Kėshtu p.sh. mė 2003 rreth 36 pėr qind e tė gjithė tė papunėve kanė pasur probleme nė tė lexuar. Analiza nxjerr mė tej nė pah se dobėsia nė tė lexuar duket sikur nuk ka ndikim direkt nė nivelin e pagave. Njė faktor pėrcaktues i pagės shumė mė parė duhet tė jetė arsimimi profesional, thotė Guggisberg. Pėr shoqatėn ombrellė tė shkrim-leximit, nė luftėn kundėr iletrizmit (analfabetizmit) ėshtė i domosdoshėm njė angazhim me i fuqishėm i qeverisė dhe kantoneve. Kjo ka tė bėjė si me periudhėn shkollore tė detyrueshme, ashtu dhe me arsimimin e tė rriturve. Me kėtė rast bėhet fjalė shumė mė tepėr se sa pėr njė llogari ekonomike. Aftėsitė shkrimore janė tė rėndėsishme pėr integrimin e individit nė jetėn sociale dhe kulturore si dhe pėr ushtrimin e tė drejtave civile. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme Prill 2007 >>> |