Harxhim rekord i energjisė elektrike

Nga centralet atomike zvicerane dukshėm mė shumė energji

BERNĖ. (13.04.07) Me njė shtim prej 0,8 pėr qind, harxhimi i energjisė elektrike nė Zvicėr vitin e fundit arriti vlerėn rekorde prej 57,8 miliard kilovat orė (kwh). Shkaqet themelore janė koniunktura e pėrshtatshme dhe shtimi i popullsisė. Para sė gjithash centralet atomike prodhuan dukshėm mė shumė energji se sa vitin paraprak.

Nė harxhimin e energjisė elektrike u reflektuan rrethanat e veēanta meteorologjike tė vitit qė shkoi: nė muajt mbimesatarisht tė ftohtė, nga janari deri nė mars, nevojat pėr energji elektrike u rritėn nė raport me vitin paraprak nė njė lartėsi prej 3,8 pėr qind. Sa pėr krahasim, nė muajt e nxehtė, nga tetori deri nė dhjetor 2006, pėrkundrazi, u harxhua 2,1 pėr qind mė pak energji se sa vitin paraprak.

Mbi 42 pėr qind energji nga centralet atomike

Shtimi shpjegohet para sė gjithash me centralet atomike. Kėto shtuan prodhimin e tyre pėr 19,2%, duke kapur shifrėn rekorde prej 26,2 mld. Kilovat orėsh. Pjesėmarrja e tyre nė energjinė elektrike tė Zvicrės u shtua kėshtu nga 38 nė 42,2 pėr qind. Njė shkak i rėndėsishėm pėr shtimin e dukshėm kundrejt vitit paraprak ishte edhe dalja jashtė funksionit e centralit atomik tė Leibstadt-it nė verė tė vitit 2005.

Nė kushtet e rrethanave nėnmesatare tė produktivitetit pėr shkak tė niveleve tė ulėta ujore, hidrocentralet prodhuan 0,6% mė pak energji se sa vitin paraprak. Njė pjesė tė madhe tė energjisė deficitare ato kanė mundur ta kompensojnė gjatė vjeshtės. Pjesėmarrja e energjisė ujore nė produktivitetin e pėrgjithshėm tė energjisė elektrike gjatė vitit tė shkuar pėrbėnte 52,4 pėr qind.

Sėrish mė shumė import se sa eksport tė energjisė

Gjatė 6 muajve te viti 2006 energjia e prodhuar nė vend tejkaloi nevojat e brendshme tė vendit. Ndėrkaq, pėr gjithė vitin, me njė import prej 48,8 mld. kwh dhe me njė eksport prej 46,1 mld kwh, sėrish rezultoi me njė dallim prej 2,7 mld. kwh (mė 2005: 6,4 mld. kwh) nė dobi tė importit.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme Prill 2007 >>>