|
|
|
|
|
Zvicra zgjedh jeshil Nė zgjedhjet mė tė reja kantonale tė gjelbrit kanė mundur tė shtojnė mė sė shumti mandate anembanė Zvicrės. SVP-ja ka mundur tė ruajė numrin e vet tė vendeve. Humbėsi mė i madh ėshtė FDP-ja, mirėpo edhe CVP-ja me SP-nė u desh tė dorėzonin mandatet. BERNĖ. (16.04.07) Bashkė me Kantonin e Cyrihut tani 24 kantone i kanė riprenotuar parlamentet e tyre qė prej 2004. Nuk janė llogaritur dy Apenzellėt - atje pėrkatėsitė partiake nuk luajnė ndonjė rol tė madh. Duke qenė se kantonet AG, SO, BE, FR dhe VD i kanė zvogėluar parlamentet e tyre pėr gjithsej 194 vende, numri i pėrgjithshėm i vendeve ėshtė ulur nė krahasim me zgjedhjet e fundit tė 2004-ės nga 2818 nė 2624. Me rastin e zvogėlimit tė parlamenteve partitė mė tė mėdha kanė paguar gjoba mbipėrpjesėtimore pėr sa i pėrket humbjes sė numrit tė vendeve. Tė suksesshėm Tė gjelbrit dhe SVP-ja Partia e tė gjelbėrve praktikisht ka qenė e suksesshme nė tė gjitha zgjedhjet kantonale qė prej viti 2004. Ajo fitoi edhe 57 mandate tė reja duke arritur nė 190 vende. Nė qoftė se mė 2004 tė blertėt kishin 4,71 pėr qind tė vendeve, tani ata i kanė 7,24 pėr qind. Nuk janė llogaritur kėtu liberalėt e blertė tė Cyrihut, tė cilėt me njė hop arritėn tė rrėmbenin 10 vende. SVP-ja ka fituar numėr tė njėjtė mandatesh si dhe me 2004, qė do tė thotė 560. Pjesėmarrja e saj nė pėrqindje nė vendet parlamentare u shtua nga 19,87 nė 21,34 pėr qind. Kėshtu ajo nuk ka mundur t'i pėrsėrisė sukseset e saj tė mėparshme brilante (1995 deri mė 1999: plus 81, 1999 deri mė 2003 plus 160 vende), por ka arritur t'i konsolidojė. SP-ja mezi ka mundur tė qėndrojė SP-ja mė 2004 kishte 577 vende nė parlamentet kantonale - pėrkatėsisht, 20,47 pėr qind tė tė gjitha vendeve. Tani ajo i ka 531, pėrkatėsisht, 20,23 pėr qind. Nė zgjedhjet e mėparshme parlamentare, para pėrmbysjes sė Cyrihut, humbjet dhe fitoret ishin tė baraspeshuara. Humbjet e PS tė shumtėn u shkonin nė favor tė blertėve. Mė 2004 tė shumtėn e vendeve nė parlamentet kantonale i kishte FDP-ja, pėrkatėsisht, 636 (22,47 pėr qind tė tė gjitha vendeve). Tashmė ajo i ka vetėm 524 (pėrkatėsisht 19,96 pėr qind). Nė kėtė mėnyrė liberalėt kanė humbur mė sė shumti vende nga tė gjitha partitė qeveri-formuese. Numri i vendeve tė CVP nėpėr parlamentet kantonale ėshtė ulur nga 622 nė 555, ndėrsa nė pėrqindje, nga 22,07 nė 21,15 pėr qind. FDP dhe CVP, ndėrkaq, pėrmbysjen e tyre nė zgjedhjet e fundit kanė mundur disi ta rikuperojnė nė ZH, LU dhe BL. Nė rastin e grupimeve tė vogla politike fituesit dhe humbėsit kanė ruajtur ekuilibrin. Kanė mundur tė pėrfitojnė partitė e vogla religjioze EVP, CSP dhe EDU. Ka mundur tė pėrfitojė gjithashtu dhe LEGA nė Tesin, fraksioni i sė cilės nė fillim tė prillit mandatet e saj i ka shtuar nga 11 nė 15. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme Prill 2007 >>> |