Dekretohet ligji i Bazelit pėr integrimin: kursi gjuhėsor - i detyrueshėm

BAZEL. (18.04.07) Ligji mbi integrimin i qytetit tė Bazelit ka fituar bekimin e dhomės sė madhe tė kuvendit. Ajo e aprovoi me njė shumicė dėrrmuese versionin e ri tė krehur, me njė kurs gjuhėsor tė detyrueshėm. Kundėr ka qenė vetėm SVP-ja ndėrsa disa tė majtė kanė abstenuar.

Sipas versionit tė parė, si njė kusht i mundshėm pėr njė leje qėndrimi duhej tė ishte, nė mes tjerash, dhe njė kurs i suksesshėm gjuhėsor. Disa tė majtėve iu duk se kjo gjė shkonte shumė larg; njė kompromis liberal e shpėtoi projektligjin nė janar: tani kėrkohet vetėm njė angazhim serioz nė kursin gjuhėsor. Me kėtė gjė ka mundur tė kėnaqet gati dhe gjithė e majta.

Njė risi pėr gjithė vendin

Tė mėrkurėn, leximi i dytė mezi i siguruar nė raundin e parė me kėrkesėn e partive qytetare pas njė debati prej 4 orė e gjysmė, pėrfundoi pėr disa minuta. SVP-ja ka mbetur pa koment, nė njė opozicion fondamental.

Ligje integruese ka tashmė nė Nėshatel dhe nė Gjenevė. Risi nė Bazel paraqet fakti qė pėr tė parėn herė njė ligj individin dhe shtetin i detyron pėr njė angazhim konstruktiv reciprok nė arritjen e qėllimeve.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme Prill 2007 >>>