|
|
|
|
|
Mė shumė ekstremizėm tė djathtė nė Zvicėr ZÜRICH. (23.04.07) Nė Zvicėr ėshtė shtuar lehtė numri i incidenteve raciste. Nga gjithsej 87 incidente, tė prekur kanė qenė kryesisht myslimanėt dhe zezakėt. Njėkohėsisht vihet re njė rritje nė skenėn e ekstremizmit tė djathtė. Siē njoftojnė Fondacioni kundėr racizmit dhe antisemitizmit (GRA) si dhe Shoqata e minoriteteve nė Zvicėr (GMS), pėr vitin 2005 janė numėruar 97 sulme raciste. Statistika e GRA dhe GMS ėshtė botuar nė numrin mė tė ri tė kronologjisė "Racizmi nė Zvicėr". Megjithėse janė numėruar mė pak incidente, tė dyja institucionet tregohen tė shqetėsuara pėr sa i pėrket shtimit tė armiqėsisė kundrejt myslimanėve, tė racizmit tė shtuar kundrejt zezakėve si dhe tė prurjeve nė rritje nė skenėn e ekstremizmit tė djathtė. Norma penale anti-raciste vėrtetė qė nuk i pengon tė gjitha incidentet raciste, mirėpo pa kėtė ligj situata pėr tė goditurit do tė ishte akoma mė e keqe, citohet tė ketė thėnė kryetari i GSM Werner Kramer nė njoftim. Pėr vitin 2006 Enti federal i policisė (fedpoli) ka numėruar 109 delikte nga ekstremistėt e djathtė. Dy mė pak se nė vitin paraprak. Nga mesi i marsit nė Bazel ėshtė prezantuar njė studim i Fondit nacional, nga i cili rezulton se ēdo i dhjeti i ri nė Zvicėr ėshtė viktimė e dhunės sė ekstremizmit tė djathtė. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme Prill 2007 >>> |