Arkat shėndetėsore do tė paguajnė hapet anti-duhan

BERNĖ. (25.04.07) Sigurimet themelore tė arkave shėndetėsore nė tė ardhmen do tė paguajnė pėr hapet anti-duhan "Champix" me recetė tė obliguar. Prodhuesi i tyre Pfizer ka paraqitur kėrkesėn pėrkatėse tek Enti federal i shėndetėsisė (BAG).

Kjo ndėrmarrje farmaceutike gėzon mbėshtetjen e shumicės sė Komisionit farmaceutik i cili i jep kėshilla BAG-ut. Mirėpo ky preparat guzon tė paguhet vetėm nėn predispozita tė rrepta, thotė Max Giger, anėtar i Komisionit farmaceutik, nė emisionin e televizionit zviceran "Kassensturz" (Kontrolli i arkės).

BAG-u nuk donte tė merrte qėndrim. Zėdhėnėsi i BAG-ut, Daniel Dauwalder, nė pėrgjigje tė pyetjes sė agjencisė sė lajmeve SDA deklaroi se nuk komentohen dot proceset nė zhvillim e sipėr. Ndėrkaq Komisioni farmaceutik ėshtė thjeshtė njė organ konsultativ.

Ithtarėt e regjistrimit tė "Champixit" nė listėn e preparateve tė paguara nga sigurimi themelor argumentojnė se kėshtu do tė mund tė kursehej kostoja e lartė e pasojave tė duhanpirjes. Kritikėt, ndėrkaq, druajnė se kėshtu mund tė lindte njė kosto prej disa qindra milionė frangash, gjė qė do tė sillte me vete rrezikun e njė rritjeje tė premive.

Studimi provonte se nga personat e testuar tė trajtuar me "Champix", pas njė viti 22 pėr qind syresh nuk kanė pirė mė duhan, ndėrsa nė rastin e njė medikamenti me funksion tė ngjashėm kishin qenė 16 pėr qind. Nga personat e testuar qė kishin marrė vetėm placebo, 8 pėr qind ishin bėrė joduhanpirės.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme Prill 2007 >>>