|
|
|
|
|
Migracioni mundėson rritjen e shumicės sė kantoneve NEUENBURG. (26.04.07) Deri mė 2030 popullsia e shumicės sė kantoneve zvicerane akoma do tė vazhdojė tė rritet - kryesisht pėr shkak tė migrimit. Siē parashikon Enti federal i statistikave, mė sė shumti do tė rritet Freiburgu dhe Zug-u, gjersa Bazeli, Glarusi dhe Uri do tė mund tė zvogėlohen paksa. Deri mė 2030 kantonet me popullsi mė tė shumtė do tė jenė edhe mė tej sipas radhitjes vijuese ZH, BE, VD, AG dhe SG. Ashtu si dhe mė parė, ato pėrmbledhin sė bashku mė shumė se gjysmėn e gjithė popullsisė zvicerane. Popullsia e VD do tė shtohet pėr rreth 15 pėr qind, ajo e ZH pėr 13 pėr qind dhe ajo e AG pėr rreth 12 pėr qind. Kantonet SG dhe BE do tė shtohen pėr vetėm 5, pėrkatėsisht, 4 pėr qind. Zh, por edhe ZG, SZ dhe AG do tė pėrfitojnė nga atraktiviteti i aglomeracionit tė Cyrihut. FR do tė favorizohet, sa nga afėrsia me aglomeracionin e Bernės, aq dhe nga largėsia jo aq e madhe nga aglomeracioni i Lozanės. Shtimi i popullsisė sė VD mė nė fund pjesėrisht mund tė shpjegohet me aglomeracionin kufitar tė Gjenevės. Mė 2030 vetėm ZH, ZG, FR, VD dhe GE do tė shėnojnė mė shumė raste lindjesh se sa vdekjesh. Mirėpo edhe nė kėto kantone, ashtu si dhe nė kantonet tjera, motori mė i rėndėsishėm i shtimit tė popullsisė ėshtė migrimi - si nga kantonet tjera, ashtu dhe nga bota. Sipas BFS, nė Zvicėr, numri i personave mbi 65 vjeē do tė shtohet nga 16 pėr qind, nė vitin 2005, nė mbi 24 pėr qind nė vitin 2030. Kantoni i Appenzellit, me 29 pėr qind, mė 2030 do tė ketė pjesėmarrjen mė tė madhe tė banorėve nė moshėn pensionale, gjersa Gjeneva pjesėmarrjen mė tė vogėl, me gjithsej 20 pėr qind. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme Prill 2007 >>> |