Calmy-Rey takon Abbasin nė Gjenevė

Kryeministrja Micheline Calmy-Rey dhe presidenti palestinez Mahmoud Abbas kanė shqyrtuar procesin e paqes nė Lindjen e Afėrme. Me kėtė rast ėshtė biseduar edhe pėr iniciativėn e Gjenevės.

GJENEVĖ. (27.04.07) Pas njė takimi rreth njėorėsh Calmy-Rey deklaroi pėr shtypin se ishte biseduar pėr faktin se si do tė mund tė hynte nė fuqi iniciativa e Gjenevės nė kuadėr tė planit pėr paqen tė Ligės arabe. Abbasi pranoi se propozimi sjell shumė ide tė mira. Calmy-Rey foli para shtypit pėr rivazhdimin e negociatave ndėrmjet palėve nė konflikt. Njėkohėsisht ajo nėnvizoi se Zvicra shpreh keqardhjen pėr rindezjen e dhunės nė Rripin e Gazės dhe nė Jordaninė Perėndimore.

Iniciative e Gjenevės ėshtė lancuar nga Zvicra nė dhjetor tė vitit 2003. Ajo parashikon kompromise tė mjaftueshme si nga ana e Izraelit, ashtu dhe nga ajo e palestinezėve. Kėshtu p.sh. Izraeli do tė duhet tė akceptojė kontrollin e pėrbashkėt mbi qytetin e Jerusalemit dhe tėrheqjen e armatės nga territoret e pushtuara. Palestinezėt do tė duhet tė heqin dorė nga rikthimi i 3,8 milionė refugjatėve.

Nė njė turne evropiane

Abbasi bashkė me ministrin e jashtėm palestinez, Siad Abu Amr, propagandojnė edhe nė Zvicėr pėr tė fituar mbėshtetjen pėr njė qeveri tė re unike tė pėrbėrė nga Hamasi dhe Fatahu. Abbasi dhe Amr-i mė parė kishin vizituar nė mes tjerash dhe Francėn, Italinė dhe Vatikanin.

Ndihma ndėrkombėtare pėr qeverinė palestineze qe ngrirė para njė viti, atėherė kur qeverisjen e pati marrė nė dorėzim lėvizja radikal-islamike Hamas si njė fituese e zgjedhjeve. Qė nga vendosja e qeverisė sė njėsuar nė muajin mars, udhėheqja palestineze po pėrpiqet tė arrijė pėrfundimin e bllokadės ndėrkombėtare.

Zvicra qe treguar e gatshme gjatė marsit pėr tė biseduar me tė gjithė pėrfaqėsuesit e qeverisė sė re, edhe me njerėzit e Hamasit. Si njė parakusht pėr bashkėpunim Berna pati kėrkuar qė aktivitetet e qeverisė palestineze tė mbėshteteshin nė dialog dhe nė mjete paqėsore.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme Prill 2007 >>>