|
|
|
|
|
Mungesė dhuruesish tė organeve BERNĖ. (01.02.07) Nė Zvicėr janė gjithnjė e mė pak njerėz tė gatshėm pėr tė dhuruar organet e tyre. Listat e pritjes pėr mushkėri, mėlqi ose veshka po bėhen gjithnjė e mė tė gjata. Vitin e fundit organet e tyre i dhuruan vetėm 80 veta. Nė kėtė drejtim Zvicra gjendet nė vendin e parafundit nė Europė. 1304 njerėz kanė pritur vitin e shkuar pėr njė organ tė pėrshtatshėm - psh. njė zemėr ose njė pankreas. Janė kaq shumė sa kurrė mė parė, ngaqė mjekėt gjithnjė e mė pak mund t'ua marrin organet tė sapovdekurve. Siē tregojnė shifrat mė tė reja tė fondacionit Swisstransplant, vitin e shkuar ishin vetėm 80 raste tė tilla. 38 njerėz nga lista e pritjes kanė vdekur, ngaqė nuk u gjend dot me kohė pėr ta organi pėrkatės. Krahasimet europiane tregojnė se Zvicra, pėr sa i pėrket numrit tė dhuruesve pėr banorė, gjendet nė vendin e dytė nga fundi nė listėn e rangimit. Kjo sepse viteve tė fundit Zvicra e ka shpėrfillur informimin e popullsisė: gjersa vendet tjera realizuan fushata tė gjera informative, nė Zvicėr kjo gjė iu la nė dorė fondacionit privat Swisstransplant, - i cili pėr kėtė qėllim mundi tė angazhojė vetėm 120 mijė franga. Njė pėrmirėsim mund tė sjellė ligji i ri mbi transplantimet qė do tė hyjė nė fuqi gjatė korrikut. Mbėshtetur nė tė, Enti federal i shėndetėsisė do tė nisė njė fushatė tė gjerė informative: do t'u dėrgojė tė gjitha amvisnive karta-dhurimi si dhe do tė bėjė njė fushatė pllakatesh. Nė Swisstransplant, ndėrkaq, nuk janė tė kėnaqur. "Enti federal po e interpreton tekstin ligjor nė njė formė tejet restriktive", kritikon kryetarja e fondacionit dhe deputetja e Dhomės sė kantoneve nga Cyrihu, Trix Heberlein. Enti federal i shėndetėsisė e hedh poshtė kėtė akuzė, duke argumentuar se parlamenti e kishte refuzuar propagandimin aktiv tė dhurimit tė organeve. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme shkurt 2007 >>> |