|
|
|
|
|
Rezultatet e raportit mė tė ri mbi klimėn Ndryshimet klimatike me gjasė kanė pėr autor njeriun Komisioni i OKB-sė mbi klimėn ka paraqitur tė premten raportin e katėrt mbi klimėn nė botė. Shkaktar i ndryshimeve klimatike me njė gjasė tė madhe duket se ėshtė njeriu. Shkencėtarėt presin njė rritje tė temperaturave dhe tė nivelit tė detit si dhe njė shtim tė shfaqjeve tė rėnda meteorologjike. BERNĖ. (02.02.07) Intergovernmental Panel on Climate Change (IPCC), i cili u ofron kėshillime shkencore komisioneve nga konventa e OKB pėr ndryshimet klimatike, tė premten nė Paris ka paraqitur raportin mė tė ri pėr ngrohjen globale. Qoftė edhe me ndėrprerjen e menjėhershme tė efektit tė serrės, atmosfera do tė vazhdonte tė ngrohej edhe pėr qindra vite tė tjera, thekson hulumtimi. Njė porosi qendrore ėshtė fakti, qė ngrohja e vėzhguar qė nga mesi i shkullit 20 e vlerėsuar me njė siguri prej 90 pėr qind si e shkaktuar nga efekti i serrės sė emetuar nga njeriu, nė raportin e fundit tė para 6 viteve autorėt kėtė pohim kishin mundur ta bėnin me njė gjasė vėrtetėsie vetėm prej sė paku 66 pėr qind. Gjashtė skenarė Hulumtuesit parashikojnė gjashtė skenarė tė mundshėm tė zhvillimit tė temperaturave nė bazė tė modeleve tė ndryshme llogaritėse. Nė rast tė njė skenari tė favorshėm tė emisionit, atmosfera do tė ngrohej pėr 1,1 deri 2,9 gradė celzisus, nė njė rast tė keq, pėr 2,4 deri 6,4 gradė. 2 gradė trajtohen sot si njė vlerė limit, me tejkalimin e sė cilės ngrohja mund tė merrte pėrmasa tė rrezikshme. Niveli nė ngritje i detit Mė e madhe ėshtė gjasa qė temperaturat nė vitin 2100, sipas skenarėve tė ndryshėm, tė mund tė sillen midis 1,8 dhe 4 gradė mbi vlerat e sotme. Nė 100 vitet e fundit globi u ngroh pėr 0,74 gradė. Hulumtuesit parashikojnė qė si pasojė e ndryshimeve klimatike niveli i detit do tė ngritet nga 18 deri 59 cm. Nė llogaritė e tyre ata gjithsesi nuk kishin marrė parasysh shkrirjen mė tė re befasisht tė fuqishme tė akujve nė Grenlandė dhe nė Antarktik. 10 apo 20 cm tė tjerė do tė ishin tė mundshėm, po qe se do tė pėrparonte shpejt shkrirja e akujve polarė. Nuk duhen pėrjashtuar edhe vlera mė tė mėdha, ndėrkaq kuptimi i kėtyre proceseve ėshtė shumė i vogėl pėr tė mundėsuar gjykimin e probabilitetit. Nė rastin e njė ndėrprerjeje hipotetike tė menjėhershme tė emisionit, do tė duhej llogaritur akoma me njė shtim ngrohjeje prej 0,6 gradė. Edhe nė kėtė rast niveli i ujėrave do tė rritej edhe "pėr qindra vite tė tjera". Mė shumė shfaqje ekstreme meteorologjike Pos kėsaj, hulumtuesit fajėsojnė efektin e serrės pėr faktin qė, ashtu si shkruajnė ata, kemi mė shumė ditė tė ngrohta dhe mė pak netė tė ftohta, se po shpeshtohen valėt e tė nxehtit, vėrshimet dhe thatėsirat dhe se shakullinat, sidomos sipėr Atlantikut, po bėhen gjithnjė e mė tė forta. Steinerit, si shef i Unep, raporti i jep shpresėn e njė cezure historike. Nuk shtrohet mė pyetja rreth shkaktarit. Vėmendja jonė tani duhet pėrqnendruar nė luftimin e ndryshimeve klimatike, tha ai nė Paris. Ai qė nuk vepron, do tė dalė nė librat e historisė si i papėrgjegjshėm. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme shkurt 2007 >>> |