6400 km pa benzinė

BERNĖ. (05.02.07) Katamarani zviceran "sun21" ėshtė anija e parė lundruese e vėnė nė lėvizje me energji solare qė ka kapėrcyer Atlantikun. Tė premtėn nė ora 15, sipas kohės lokale, anija arriti limanin Le Marin nė ishullin Martinik tė Karaibeve.

Kapėrcimi i parė i Atlantikut prej njė anijeje solare pėrbėn njė akt historik, shkruajnė inicuesit e projektit nė njė njoftim pėr mediat. Nė kėtė mėnyrė doli nė shesh njė dėshmi mbresėlėnėse pėr aftėsinė vepruese tė teknologjisė solare edhe nėpėr oqeane.

Ekuipazhi i anijes "sun21" 14 metra e gjatė dhe 6 metra e gjerė, pėrbėhet prej dy kapitenėve nga Zvicra Perėndimore, njė mjeku dhe aktivisti mjedisor nga Bazeli, njė historiani si dhe njė biologu tė ujėrave detare nga Universiteti i Bazelit.

Anija e pajisur me qeli solare, bateri dhe elektromotorė ėshtė ndėrtuar nė Iverdon nga firma zviceranoperėndimore MW-Line. Anije me konstruksion tė njėjtė kanė qarkulluar tashmė nėpėr liqene tė Juras gjatė kohės sė Expo.02.

Nė fillim tė janarit ekuipazhi kishte vendosur qė nė gjysmėn e rrugės midis ujdhesave kanare dhe Cap Verde tė lundrojė nėpėr Atlantik nė drejtim tė Martinikut. Fillimisht ishte parashikuar njė ndalesė e shkurtėr nė Cap Verde.

Gjatė ditėve tė Kėrshėndellave ekuipazhi kishte ndaluar pėr njė javė nė Lanzarot pėr shkak tė riparimit. Mė pas motori solar punoi ashtu si mė parė, pa ndonjė tė metė, pėr ē'shkak ekuipazhi kishte vendosur qė tė lundrojė direkt nėpėr Atlantik.

Nga mesi i tetorit 2006 "Sun21" ishte pagėzuar nė Bazel prej presidentes federale Micheline Calmy-Rey.

"Sun21" startoi nga Bazeli pėr tė lundruar mbi Rin nė drejtim te Roterdamit dhe prej andej u dėrgua nė Spanjė. Nga Chipiona spanjolle, me 3 dhjetor kjo anije solare vazhdoi rrugėn drejt Lanzarotit.

Nė rrugė e sipėr pėr atje "sun21" ndeshi nė njė stuhi duke i pėrballuar erėrat deri nė 7 Beaufort dhe valėt pesė metra tė larta. Pėr shkaqe sigurie kjo anije bėri njė ndalesė tė shkurtėr nė Kazablankėn marokene pėr tė vazhduar mė pas rrugėn e saj mė tej.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme shkurt 2007 >>>