|
|
|
|
|
Tė rinjtė bien nė grackėn e borxheve Tė rinjtė bien kollaj nė grackėn e borxheve. Pos kėsaj, ticinezėt dhe romandinėt janė mė tė kėqinj nė pagesėn e llogarive se sa gjermanozviceranėt. Kėshtu rezulton nga Indeksi zviceran i borxheve i ndėrmarrjres Inkasso Intrum Justitia, publikuar pėr tė parėn herė. ZÜRICH. (06.02.07) I ri, beqar, pa arsimim dhe me banim nė njė qytet tė Zvicrės latine: kėshtu duket pamja e njė borxhliu tipik zviceran sipas studimit tė paraqitur nė Cyrih. Siē pohoi para mediave Thomas Hutter nga Intrum Justitia, shuma mesatare e borxhit sillet rreth 500 franga. Futja nė borxh e burrave tė rinj shfaqet shpesh pas ndarjes nga shtėpia prindore, thotė Hutter. Mirėpo viteve tė fundit edhe shoqėria ka ndryshuar: "Nė kohėn e sotme gjithēka e marr me kredi". Rreziku i futjes nė borxh i tė rinjve midis 25 dhe 34 vjeē, sipas Intrum Justitia, sillet pėr 61 pėr qind mbi mesataren zvicerane. Pėrkundrazi, mbimesatarisht mė pak borxhe kanė seniorėt mbi 65-vjeēarė. Gjermanozviceanėt pagues korrektė Pėrgjithėsisht banorėt e qyteteve reflektojnė mė shumė borxhe se sa ata nėpėr fshatra ose nėpėr aglomeracione. Bie nė sy me kėtė rast hendeku midis Zvicrės gjermane dhe asaj latine: tė gjitha qytetet nė Romandie dhe nė Tessin plasohen mė keq nė "listėn e borxhlinjve" se sa ata nė Zvicrėn gjermane. Sipas hulumtimit, morali i pagesave mė sė keqi qėndron nė La-Chaux-de-Fonds, pasuar nga Lugano. Mirėpo edhe banorėt e Neuenburgut, Gjenevės, Freiburgut, Lozanės ose Bielit paguajnė mė keq se sa mesatarja zvicerane. Pėrkundrazi, tė prirur mė pak pėr borxhe nė listėn e klasifikimit tė qyteteve paraqiten banorėt e Shafhauzenit. Mbimasatarisht korrekt paraqitet morali i pagesave edhe nė Thun e Cyrih, mirėpo edhe nė Chur, Basel, Winterthur dhe Bernė. Fėmijėt nuk paraqesin rrezik borxhi Mė pak tė prirur pėr borxhe janė edhe njerėzit qė jetojnė nė raporte ēiftesh, si dhe familjet: "fėmijėt nuk e shtojnė aspak rezikun e borxheve". Pėrkundrazi, beqarėve u duhet t'ia dalin mbanė tė vetėm pėr shpenzime si ato tė banesės, automobilit dhe sigurimeve, thotė Hutter. Interesant duket dhe fakti qė familjarėt vetmitarė bien nė sy mė pak pėr borxhe se sa beqarėt: me gjasė kjo mund tė shpjegohet me pagesėn e rregullt tė alimentacioneve. Pėrkundrazi, mė pak befasues ėshtė fakti qė rreziku i borxheve bie me rritjen e tė ardhurave. Mė pak borxhe kanė dhe personat me arsimim profesional solid. Krahas tė paarsimuarve, edhe biznesmenėt e pavarur kanė njė rrezikim mė tė lartė tė futjes nė borxhe. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme shkurt 2007 >>> |