|
|
|
|
|
Nė Zvicėr janė shitur mė shumė cigare BERNĖ. (09.02.07) Vitin e shkuar nė Zvicėr janė shitur rreth 100 milionė copė cigare mė shumė se sa mė 2005. Kjo gjė e pastroi arkėn e shtetit pėr 42 milionė franga mė shumė se sa qė u buxhetuan nė tė. Ndėrkaq, qeveria nga ky fakt nuk konkludon se edhe ėshtė tymosur mė shumė. Shtimi ėshtė shumė mė parė njė pasojė e spekullimeve tregtare, tė realizuara pėrpara shtimit tė taksave prej 30 rapė nga fillimi i 2007-tės, tha Fritz Weber nga Drejtoria doganore federale nė njė raport pėr "Mittelland Zeitung". Sė bashku me organizatėn sektoriale Swiss Cigarette, Drejtoria doganore vlerėson se vitin e fundit janė shitur 12,9 miliardė copė cigare. Nė vend tė tė ardhurave tatimore tė buxhetuara prej 2,119 miliardė frangash, nė Arkėn federale rrodhėn 2,161 miliardė. Pėr vitin nė vazhdim Weber llogarit me njė rėnie tė shifrave tė shitjes pėr 8 pėr qind. Mė 2005 shifrat e shitjes kishin pėsuar njė rėnie prej 10 pėr qind. Shkaktar atėbotė ishte rritja tatimore prej 50 rapė pėr pako qė pati hyrė nė fuqi mė 1 dhjetor 2004. 12,9 miliardė copė megjithatė nuk pėrbėjnė rekord, vite mė parė nė gjithė Zvicrėn janė shitur deri 15 miliardė cigare. Nė njė pyetėsor online tė "Perspektive Schweiz" publikuar tė mėrkurėn, 65 pėr qind prej rreth 20.000 pjesėmarrėsve janė deklaruar pėr ēmime akoma mė tė larta tė cigareve se sa janė sot (6 franga pėr pako). 31 pėr qind syresh, madje, propozojnė mbi 9.50 franga pėr pako. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme shkurt 2007 >>> |