Cyrih: Pa tė drejtė votimi dhe zgjedhjeje nė nivel bashkiak pėr tė huajt

ZÜRICH. (12.02.07) Nė Kantonin e Cyrihut tė huajt do tė duhet tė presin edhe shumė kohė pėr tė drejtėn e votimit dhe tė zgjedhjes. Kėshilli kantonal hodhi poshtė njė kėrkesė, qė qe mbėshtetur dhe nga qeveria kantonale, pėrkundėr dėshirės sė tė majtės.

Njė iniciativė individuale e njė shtetasi tė dyfishtė greko-zviceran nuk e gėzoi definitivisht pėrkrahjen me 94 kundrejt 56 votave. Vetem SP-ja dhe tė blertit votuan pro iniciativės.

Shumica e kėshillit vlerėsoi se ai ose ajo qė do tė votojė ose do tė zgjidhet, fillimisht duhet tė natyralizohet. Ndėrkaq qė pengesat pėr njė gjė tė tillė duken shumė tė thella. Pėr tė majtėn do tė vlente kjo zgjidhje: kush jeton kėtu, kush punon dhe paguan tatimet, ai duhet tė ketė mundėsinė qė edhe tė votojė nė nivel bashkiak.

Sipas anėtarit tė qeverisė kantonale, Markus Notter, e drejta e votimit nuk ishte nė plan tė parė. Qeveria shumė mė tepėr ka dashur qė me pėrkrahjen e iniciativės tė theksojė se tė huajt janė tė mirėseardhur dhe tė dėshiruar dhe se duhen trajtuar si pjesėtarė tė vėrtetė tė shoqėrisė sonė.

Sipas iniciativės individuale nė fjalė, njė i huaj do tė duhej tė kishte bėrė sė paku 10 vite qėndrimi nė Zvicėr dhe tė zotėronte njė leje valide qėndrimi, nė mėnyrė qė ai ose ajo tė mund tė votonte ose tė zgjidhej nė nivel bashkiak. Nė rast mbėshtetjeje tė projektit, ai do t'i paraqitej mė pas edhe popullit votues.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme shkurt 2007 >>>